KFF VLLAZNIA – KF MITROVICA “MIQËSORE MES KAMPIONESH”

Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra në përgatitjet për në Champions League ka zhvilluar një ndeshje miqësore me kampionen e Kosovës Kf Mitorvica.

 

Në këtë ndeshje testuese për të dy ekipet 45 minutat e para janë mbyllur me porta të paprekura ku loja më së shumti është dominuar nga ekipi mik. Por me fillimin e pjesës së dytë të kësaj miqësoreje vajzat shkodrane u mobilizuan më shumë në kërkim të golit ku ishte futbollistja Luçije Gjini ajo që kaloi në avantazh skuadrën kuqeblu.

 

Edhe pse skuadra e Mitrovicës u mundua të barazonte nuk i’a arriti qëllimit duke bërë që ndeshja të mbyllej përfundimisht 1-0 për Vllazninë. Pas përfundimit të kësja miqësoreje trajneri i Vllaznisë në futboll për femra Nikolin Leka u shpreh se i kënaqur me rezultatin e arritur.

 

Edhe trajneri i ekipit të Mitrovicës Seid Onbashi tha se kjo miqësore ishte një ndjenjë e veçantë të zhvillohej mes dy kampioneve shqiptare.

Në vijim ekipi i Vllaznisë në futboll për femra në ditët e ardhshme mund të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje miqësore tjetër para nisjes për në Bosnje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...