Pilotët rrezikuan pasagjerët: Rrihen për ushqim gjatë fluturimit

Pilotët me përleshjen fizike rrezikuan pasagjerët ndërsa rrahja për një kohë të shkurtër u bë një nga temat më të popullarizuara në vend.

Dy pilotë janë rrahur në avion që fluturonte mbi Irak, me çka rrezikuan sigurinë e pasagjerëve.

Mediat lokale lajmërojnë se deri tek përleshja fizike e dy pilotëve në avionin e Iraqi Airways me 157 pasagjerë, i cili fluturonte në relacionin Mashhad (Iran) – Bagdad, erdhi për shkak të ushqimit.

Mosmarrëveshjet shpejtë kaluan në përleshje fizike, ndërsa rrahjen e filmonin pasagjerët dhe e shpëndanë në rrjetet sociale.

Në videot në të cilat mund të dëgjohen britma ndërsa u panë edhe gjurmë të gjakut në dyert e kabinës.

Pilotët me përleshjen fizike rrezikuan pasagjerët ndërsa rrahja për një kohë të shkurtër u bë një nga temat më të popullarizuara në vend.

Ministria irakiane e Transportit njoftoi se pilotëve në fjalë do t’u merren liçencat.

Më tej thuhet se kapiteni Raad Muhammed Yakub u pensionua ndërsa kopiloti Ali Ahmed Salih Tivejirit u pushua nga puna.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...