Reuters: Shqipëria po pastron plazhet, Kroacia i bashkohet nismës

Kroacia me nismën për të mbrojtur plazhet e Adriatikut që joshin miliona turistë çdo vit, do bashkëpunojë me Shqipërinë për të pastruar ujërat territoriale dhe për të përmirësuar aftësinë për të reaguar shpejt ndaj derdhjeve të naftës dhe rreziqeve të tjera.

 

Këtë shkruan Reuters në një artikull të publikuar sot teksa tregon se Shqipëria ka bërë përparime në trajtimin e ndotjes detare, me ushtrinë dhe vullnetarët që ndihmojnë për pastrimin e plazheve në fillim të çdo sezoni turistik, por mbeturinat e hedhura në lumenj përgjithësisht shkojnë në Adriatik.

 

‘Rrymat dhe erërat e bëjnë këtë një problem të madh për Kroacinë’, tha presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç gjatë një udhëtimi në portin shqiptar të Durrësit. Kolinda njoftoi se janë bërë përpjekje dhe investime në fonde për pastrimin e brigjeve të Adriatikut:

 

Do donim të investonim më shumë për të parandaluar ndotjen e mjedisit, shtoi presidentja kroate. Kroacia po financon fazën e parë të projektit, me vlerë çerek milion euro, pasi industria e lulëzuar e Kroacisë për turizmin gjeneron 20 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

 

Grabar-Kitaroviç gjithashtu tha se mbrojtja e mjedisit ishte një pjesë të cilës BE i kushton shumë rëndësi, duke qenë se Shqipëria është një vend kandidat për tu futur në union, ndërkohë që Kroacia u bashkua me BE-në në vitin 2013.

 

Limya Eltayeb, drejtoresha e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), tha se agjensia po ndihmonte për të trajtuar ndotjen detare dhe për të parandaluar aksidentet që ndikonin në bregun e Adriatikut, në bashkëpunim me qeveritë në Zagreb dhe Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...