PREKAL, MUNGOJNË VALËT E CELULARIT

Terreni i vështirë malor ka bërë që rreth 100 banorë të fshatit Prekal, pjesë e njësisë administrative Postribë të mbesin në mëshirë të fatit. Që prej hapjes së kompanive celulare në vend, kjo zonë nuk ka patur asnjëherë akses.

 

Në mungesë të valëve, banorët e kësaj zone janë të detyruar të ecin në këmbë në majat e maleve të zonës, për të komunikur me të afërmit dhe emergjencën. Shqetësimi kryesor i tyre është padyshim emergjnca mjekësore.

 

Nuk kanë munguar rastet kur për shkak të mungesës së valëve, ambulance ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes.

Prekali ndodhet 40 minuta larg qytetit të Shkodrës. Karakterizohet nga një terren I thyer, i cili fillon ngritjen që në afërsi të Urës së Mesit.

 

Lënia pas dore ka detyruar që shumë banorë t’a braktisin këtë vend. Gjatë stinës së dimrit nuk mbeten më shumë se 20 familje.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...