“Kisha e Shirqit” një vend që duhet vizituar patjetër

Kisha e Shirqit, ose më mirë, ajo çfarë ka mbetur prej saj, shtrihet në bregun e majtë të lumit Buna (në komunën Dajç).

 

Prej kohësh është shpallur “Monument kulture” duke u cilësuar si një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës mesjetare në Shqipërinë e Veriut.

 

Prej kohësh, ky monument rrezikohet të shembet, të zhduket, edhe pse alarmi është lëshuar për fatin e keq të kësaj kishe e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në mesjetë, kryesisht në tregtinë e Shkodrës.

 

Dokumentet historikë tregojnë se aty ishin depot, dogana dhe nga shekulli XIV bëhej edhe një panair. Aty zhvilloheshin edhe pelegrinazhe, pasi vendi quhej i shenjtë. Kisha ka shërbyer si vend celebrimi martesash të princave malazezë dhe serbë në mesjetë.

 

Kisha ka mbi një shekull që nuk ka funksionuar si objekt kulti. Banorët e Shirqit, e kanë lënë atë si vend të shenjtë dhe pas ’90-ës aty kryhet mesha e Shën Premtes. (Kjo bëhet në oborrin pranë asaj çka ka mbetur nga kisha, ku ndodhen edhe disa varre).

 

Emri i këtij vendi ka rrjedhur prej emrit të shenjtit Sergius. Manastiri i Shën Sergiusit dhe Bakut në breg të Bunës, mendohet të jenë ngritur në shekullin VI në kohën e sundimit të perandorit Justinian (vitet 527-565).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...