Hitleri që askush nuk e njeh

Me daljen nga burgu, ku shkroi Mein Kampf, Adolf Hitleri hoqi dorë nga përpjekjet për rrëzimin me forcë të qeverisë. Strategjia e re ishte të merrte pushtetin përmes zgjedhjeve.

 

Ai ishte tashmë i famshëm në Gjermani, si një provokator i urryer dhe agresiv. Por kjo ishte ekzaktësisht pse nazistët ekstremistë e pëlqenin, ndërsa të tjerët e urrenin.

 

Që Hitleri të vinte në pushtet, nazistët kishin nevojë të zbusnin imazhin e tij publik. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, në vitin 1932 nazistët nxorrën një libër me titull “Hitleri që askush nuk e njeh”.

 

Libri, ku spikasnin 100 foto të Hitlerit të bëra nga fotografi i tij Heinrich Hoffman, përpiqej ta nxirrte si një zotëri të kujdesur, me kulturë, intelektual.

 

Në të shfaqej Hitleri duke pushuar, me qentë e tij, duke lexuar në librarinë e tij private, si dhe duke u takuar me pjesëtarë të publikut.

 

Edhe për këto fotografi Hitleri mori shumë fitime, duke i shtuar asaj që, në kohën e vdekjes, do të ishte një pasuri shumë e madhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...