Bjeshkët shqiptare, destinacioni i parë në 10 sugjerimet për turistët nga “Evening Standard”

Në hemisferën veriore, Shtatori është një nga muajt më të mirë për të udhëtuar. Në ato ditë ka më pak turistë, por moti vazhdon të jetë i ngrohtë.

Krishtlindjet janë larg, ndërsa sezoni veror dalëngadalë mbaron, që do të thotë se çmimet janë më të lira për fluturime dhe akomodime.

Kështu nis një shkrim i të përditshmes britanike “Evening Standard” e cila u jep disa këshilla lexuesve të saj, për 10 vendet të cilat duhen vizituar në shtator.

Në vendin e parë, britanikët rendisin Bjeshkët e Namuna në Shqipëri. “Standard Evening” shkruan se ato janë bërë një destinacion shumë i frekuentueshëm vitet e fundit dhe kjo vetëm për një arsye: Peizazhi është jashtëzakonisht mahnitës.

Shkoni atje në Shtator për motin e ngrohtë dhe udhëtoni për 5 orë mes Valbonës dhe Thethit përpara se t’i drejtoheni Rivierës shqiptare, – sugjeron e përditshmja britanike.

Më pas renditet Mynihu në Gjermani, duke pasur parasysh festën e birrës që organizohet atje.

Të tjera destinacione renditen Maroku për ndërtesat blu dhe Siçilia në Itali për ecje përgjatë bregdetit, Buenos Aires në Argjentinë, ku ndërthuret arkitektura franceze me atë italiane, lokalitetin Vis në Kroaci, liqeni Disrict në Britani, Bora Bora në Polinezinë franceze dhe Santorini në Greqi.

Dhjetëshen e vendeve që duhen vizituar në shtator e mbyll Pekini, ku ndryshe, kjo periudhë njihet si “muaji i artë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...