Shqiptari çohet nga koma në momentin që familja futet në dhomën e tij

Muharrem Vuçitërna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, ditë më parë ka rënë viktimë e një aksidenti të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptari nga Kosova ka qëndruar shtatë ditë në koma, dhe është çuar në momentin që familja e tij është futur në dhomën e tij, në spital.

Muki pësoi dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të një aksident tejet fatkeq, ku teksa po merrte gjësende nga bagazhi i tij, nga prapa në një rrugë njëkahore u godit prej një veture që po drejtohej

prej një femre ende të panjohur, duke e shtypur Muharremin në mënyrë tronditëse dhe duke ia rrezikuar jetën.

Mjekët në SHBA bënë çmos ta shpëtojnë Mukin, dhe ia dolën –

pas shtatë ditëve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen.

Kjo ka ndodhur pikërisht në vizitën e familjarëve të tij të ngushtë, të cilët me shumë vështirësi arritën që të udhëtojnë drejt SHBA-së që të vizitojnë djalin e tyre, raporton Rahoveci24.

Lumturia shihet në fytyrat e të gjithëve pas rastit tragjik që ndodhi, epilogu i të cilit ka mundur të jetë edhe më i tronditës.

Muki vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, pasi që këmba e tij e cila u shtyp në përplasjen mes dy veturave rrezikon të infektohet dhe ai pritet që t’u nënshtrohet së paku edhe 7 operacioneve, të cilët janë secili më i kushtueshëm se tjetri.

Muki do ta ketë një rikuperim të vështirë, të mundimshëm dhe shumë të gjatë, i cili vetëm sa ka filluar, dhe ai vështirë se do të mund të punojë një kohë të gjatë.

Shoqëria e komuniteti shqiptar në SHBA, por edhe në Kosovë, ka kontribuar ditëve të fundit në GoFundMe, ku 555 njerëz kanë mbledhur gjithsej 60 mijë dollarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...