PJETËR ARBNORI, PËRUROHET BUSTI I ISH-KREUT TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË,

Në një ceremoni të veçantë është përuruar busti i ish-kreut të kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnorit. Në ceremoni ka qenë familja Arbnori, bashkëshortja Suzana, fëmijët Justina dhe Filipi.

Në këtë ceremoni të zhvilluar në oborrin e Kuvendit, kanë marrë pjesë krerët e shtetit por edhe politikanë të tjerë që janë larguar nga politika aktive.

Për nder të kësaj ceremonie kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse, presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD, Lulzim Basha, ministr i shtetit për Diasporën Pandeli Majko si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ajo që u vu re është se ceremonia bashkoi demokratë dhe socialistë.

Lulzim Basha shtrengoi duart me kryeparlamentarin Ruçi, ndërkohë edhe Jozefina Topalli është shfaqur pas një mungese të gjatë në publik.

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bisedon me Pandeli Majkon dhe Gramoz Ruçin.

Gramoz Ruçi vlerësoi figurën e Arbnorit, duke u shprehur se ai mbeti njeri i dashurisë për njerëzit.

Ruçi: Me hapin e tij të lehtë e përkshoi këtë shesh i qetë por edhe i trazuar, i gëzuar por edhe i trishtuar, shpresëplotë por edhe i zhgënjyer por kurrë nuk i mungoi atij dashuria për njerëzit.Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur, dinjitoz dhe i respektuar, jeta vuajtjet ja derdhi lumë kurse lumturinë ja dha me kursim, ja dha me vonesë dhe ja mori shumë shpejt. Në drejtim të Kuvendit, Pjetër Arbnori mbeti njeri i dashurisë për njerëzit.

Ndërsa vajza e Arbnorit mes emocioneve u shpreh: “Shpresoj shumë që jeta dhe vepra e tij e tim eti të na frymëzojë të gjithëve ne që ta jetojmë jetën çdo ditë duke besuar në Zot dhe vlera, me dinjitet, pa kopmpromise dhe me sakrificë”.

Kurse Besnik Mustafaj tha se Parlamenti do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e Pjetër Arbnorit.

Mustafaj: Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij. Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...