Medin Zhega, një nga emrat e mëdhenj të futbollit shkodran (FOTO)

Futbolli shkodran në vite ka nxjerrë lojtarë shumë të mëdhenj të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e tij por edhe atij shqiptar. Një ndër ta është edhe ish- sulmuesi i mirënjohur

Medin Zhega i cili përveçse një futbollist i madh, u shfaq i tillë edhe si trajner e më pas edhe si drejtues.

Fatkeqësisht u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme por gjithsesi është një emër që ka lënë një histori pas.

Po kush është ai për ata që nuk e kanë njohur:

Medin Zhega lindi në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën fillore dhe të mesme e kryen në qytetin e lindjes.

Pas përfundimit të shkollës se mesme shkon në Tiranë ku studion në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi-Mercologji, dhe në Insitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve “Vojo Kushi” (sot Akademia e Sporteve).

Gjatë viteve 1963-1979 ka qenë futbollist me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos.

Shquhet si golashënues në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombetare, duke u cilësuar nga media dhe publiku si një nga lojtarët më të mirë në Shqipëri. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit.

Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri dhe me pas kryen edhe një seri kualikimesh për trajner.

Gjatë viteve 1984-1986 ka qenë ndihmëstrajner i Ekipit Kombëtar dhe atij Olimpik. Medin Zhega ka qenë pjestarë në Kuvendin e Shqipërise, si deputet i Partisë Socialiste, gjatë viteve 1992-1996.

Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Pasi shkarkohet nga kjo detyrë emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Federata SHqiptare e Futbollit, post të cilin e mbajti deri në vitin 2010. Nderohet me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Me rastin e 90 vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh ‘Vllaznia’, në vitin 2009, Medin Zhega nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Shkodrës.

Gjatë një qëndrimi në Toronto (Kanada), në vitin 2011, Zhega pëson një aksident i cili e dënon që të mbesë paraplegjik. Edhe pse mjekët bënë gjithçka ishte e mundur për t’ia shpëtuar jetën, fatkeqësisht Medin Zhega vdiq më 12 qershor 2012.

www.shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...