Bushati publikon online arkivin e ministrisë

Të shumtë janë institucionet të cilat kanë arkivin e tyre të brendshme, por shumë pak prej tyre kanë të njëjtin interes që ka arkivi i shtetit dhe arkivi i Ministrisë së Jashtme.

Nëse në Arkivin Qendror të Shtetit gjenden informacione të gjithanshme, fondi arkivor i Ministrisë së Jashtme është po aq interesant në raport me natyrën e informacionit që përcjell.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka vendosur që këtë fond arkivor ta vendosë në dispozicion të publikut. Deri tani arkivi i Ministrisë së Jashtme tani është “shfrytëzuar”, nga një grup i vogël studiuesish, historianësh apo diplomatësh.

Njoftimi i MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”. Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare.

Plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata qe janë te interesuar.

Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore. Këtë javë rubrika sjellë në vëmendje të lexuesve informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare në vitin 1930, ndaj propozimit të Ministrit të Jashtëm francez, Aristide Briand, për krijimin e një Bashkimi Federal Evropian, ku do bënin pjesë të gjitha shtetet evropiane anëtare të Lidhjes së Kombeve. Ky organizim do të kishte karakter ekonomik.

Në gjysmën e dytë të viteve ’20 të shek.XX, periudhe kur Gjermania po restauronte statusin e Fuqisë së Madhe, shefi i diplomacisë franceze të kohës arrin në konkluzionin që Gjermania do të ishte paqësore vetëm në kuadër të një federate evropiane.

Në Asamblenë e 10-të të Lidhjes se Kombeve në v.1929, Briand prezantoi këtë skemë ambicioze për kohën, por të turbullt në formulimin e saj. Propozimi u mbështet nga Ministri i Jashtëm gjerman Gustav Stresemann, dhe u kërkua qëndrimi i gjithë vendeve që përfshiheshin në këtë propozim.

Shteti shqiptar, si anëtar me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve, mban qëndrimin e tij ndaj këtij propozimi.

Në Attach do të gjeni komentin që i bën këtij propozimi Ministri i Jashtëm i kohës Z. Rauf Fico, dhe përgjigjen zyrtare të qeverisë shqiptare e cila iu dorëzua me 15 korrik 1930 Ministrit Fuqiplotë të Francës në Tiranë.

Në kushtet e fillimit të Depresionit Ekonomik të v.1929-1934, largimit nga jeta të Ministrit Stresseman (1929), largimit nga posti i Ministrit të Jashtëm të Briand (1932), dy mbështetësit kryesore të idesë, projekti mbeti i parealizuar, ndërkohë Evropa po hynte në trazirat politike që po përgatisnin Luftën e Dytë Botërore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...