Zyrtare: Armando Cungu kthehet te Kukësi

Ende pa mbyllur një vit kalendarik, Peter Pacult është larguar nga drejtimi i skuadrës së Kukësit.

Barazimi 0-0 në Shkodër, në ndeshjen e parë ndaj Vallettës, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League,

ka pasur një ndikim thelbësor në këtë vendim.
Edhe pse në fillim të merkatos verore ishte konfirmuar, objektivi i

drejtuesve të skuadrës verilindore ka qenë padyshim kalimi i të paktën një raundi në kupat e Europës,

gjë që është kompromentuar deri në njëfarë pike, pas ndeshjes së parë ndaj maltezëve në “Loro Boriçi”.

Gjithsesi, më tepër sesa rezultati ka qenë dhe një lojë jo shumë bindëse, që me sa duket ka bindur presindentin

Safet Gjici të marrë vendimin për ndërprerjen e marrdhënies me Peter Pacult.

Pasardhësi i trajnerit austriak do të jetë trajneri shkodran,

Armando Cungu, ai që ishte pjesë e historisë që bëri Kukësi në kupat e Europës rreth 5 vite më parë.

Ndeshja e kthimit mes Vallettës dhe Kukësit do të luhet më 17 korrik në kryeqytetin maltez.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...