Sedat Berisha drejt largimit nga Vllaznia. Tirana e pret krahëhapur

Sedat Berisha ishte një nga përforcimet e Vllaznisë në merkaton e janarit, duke u marrë në kampionatin maqedonas, e më saktësisht nga Shkupi.

Megjithatë as mbrojtësi 28-vjeçar nuk arriti të ndihmonte shkodranët që t’i shpëtonte nga rrëzimi në Kategorinë e Parë.

Tashmë, sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, Sedat Berisha kërkon largimin nga Vllaznia, por qëndrimin në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm.

Për të marrë mbrojtësin e Vllaznisë po mendon Tirana, që u rikthye në elitën e futbollit shqiptar. Por problemi i vetëm që e vështirëson këtë marrëveshje, është kontrata e futbollistit.

Berisha ka një kontratë që e lidh me Vllazninë deri në fund të vitit 2018 dhe duhet të arrij marrëveshje me klubin përpara largimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...