NDRYSHIME NË RADHËT E POLICISË SHKODËR

Disa ndryshime të tjera janë bërë në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës. Fillimisht nga shef komisariati Hamdi Shullani me kërkesë të tij kaloi në një tjetër pozicion duke qenë shef i sallës operative të policisë së Shkodrës.Në vetëm pak kohë sipas burimeve mësohet se Shullani tashmë ka kaluar në një pozicion tjetër më të rëndësishëm. Kështu nga salla operative është emëruar komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në këtë pozicion më përpara ishte Artur Prifti. Ky i fundit është larguar duke bërë që Shullani ta zëvendësojë duke qenë kështu në krye të FNSH-së së Shkodrës.Një tjetër detyrë e rëndësishme dhe me përgjegjësi duke qenë se FNSH-ja e Shkodrës ndërmerr operacione të vështira edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Pas largimit të Shullanit si shef i sallës operative teksa qëndroi për vetëm pak kohë, aty është emëruar Alfred Elezi. Policia vendore e Shkodrës u përfshi edhe në disa ndryshime të tjera në radhët e saj ashtu si në mbarë vendin.Shef Komisariati u emëruar Vasil Laçi i cili më parë ishte në Kukës. Për Shkodrën është një emër i njohur sepse Laçi ka qenë edhe në vitin 2004 drejtues i lartë i policisë. Ai nuk ishte i vetmi ndryshim sepse me strukturën e re Skender Hita u emëruar zëvendësdrejtor për krimet në policinë e Shkodrës. Përveç tij u emërua zëvendësdrejtor për rendin Afrim Tafa duke plotësuar kështu strukturës drejtuese të policisë vendore të Shkodrës dhe duke qenë krahu i djathtë i drejtorit Vehbi Bushati.Këto ndryshime në radhët e policisë prekën edhe drejtoritë e tjera në çdo qark të Shqipërisë. Një arsye më shumë e strukturimit të ri është edhe procesi i Vettingut në të cilin përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të përfshirë edhe efektivët e policisë të cilët u detyruan të plotësojnë një formular me shumë pyetje. Të gjitha përgjigjet tashmë po verifikohen për të parë më pas edhe rezultatet përfundimtare dhe emrat që mund të largohen nga radhët e policisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...