KALAJA ROZAFA, 44 MIJË TURISTË NË 6 MUAJ

Fillimi i këtij sezoni turistik duket premtues për Shkodrën , vecanërisht në objektet e trashëgimisë kulturore të cilat po presin cdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Drejtorja e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Majlinda Lacaj thotë se në 6 mujorin e parë të këtij viti kalaja e Shkodrës ka shfaqur me shumë interes tek vizitorët numri i të cilëve ka arritur rreth 44 mijë.Të tjera monumente të kulturës sic është Xhamia e Plumbit, Kalaja e Drishtit dhe Ura e Mesit mbeten ndër më të vizituarat të cilat cdo ditë e më tepër janë një magnet për turistitët sidomos ata të huaj shpjegon drejtorja Lacaj.Sipas Lacaj fluksi i numrit të vizitorëve përkthehet në sa më shumë të ardhura cka ndikon direkt në aspektin ekonomik për metropolin verior. E lashta kalaja e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer.Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.STAR PLUS TV, MIRSAD RAKAJ https://www.youtube.com/watch?v=XMXt3cuLRZc

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...