TE VLLAZNIA JANE ME PUSHIME…

Atëherë kur do të duhej të flitej për ndryshimet që Vllaznia do të kishte me emërimin e trajnerit apo afrimin e lojtarëve dhe planit të ringritjes së skuadrës tek kuqeblutë vijon të ketë vetem heshtje e asgjë më shumë.

Vllaznisë i duhet që sa më parë të nis punën për superuar difatën që pësoi sezonin që sapo lamë pas duke bërë që Vllaznia të luaj në Kategorinë e Parë këtë vit.

Problematikat janë nga më të ndryshmet duke nisur që skuadra akoma nuk ka një trajner të emëruar zyrtarisht edhe pse mund të thuhet se atë e kanë pasi Ervis Kraja ishte i vetmi që pranoi të marrë skuadrën shkodrane edhe pse në momentin e saj më të keq.

Më pas kuqeblutë nuk i’a dolën dhe arnë nga Superliga ku kjo dramë u shoqërua me një deklaratë të shkruar ku kërkohej ndjesë publike dhe dorëheqjen e administratorit Gjyrezi. Edhe sot ky post ka mbetur bosh.

Ndërkohë u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Vllaznisë pritej të kishte dorëheqje të këshillit mbikqyrës dhe dhe emërimin e këshilltarëve të rinj.

Por as kjo nuk ndodhi kur në fakt tashmë duhej të ishte momenti që tek Vllaznia të kishte nisur puna më stërvtjen e ekipit si dhe të kishin ardhur edhe lojtarët e rinj si përforcim i skuadrës kuqeblu.

Largimet kanë qënë nga më të ndryshmet e pritet të ketë akoma më shumë nëse tek Vllaznia nuk nis puna siç duhet mesa duket meqë jemi në sezon veror edhe tek Vllaznisë kanë marrë pushimet si lojtarët po ashtu edhe drejtuesit e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...