KISHA E BOGËS, E PASSTUHISHMJA E ATEIZMIT, E SHENJTA E SHËN MËHILLIT NË UDHËKRYQET E MOTMOTEVE

Kisha që shohim sot në Bogë i kushtohet SHËN MHILLIT, dhe është një mrekulli e rindërtuar,apo më saktë e ringjallur pas stuhisë së ateizmit komunist të viteve 1967‐1990.

Kisha e Bogës “fatësisht” gjatë stuhisë ateiste nuk u shkatërrua, por u tjetërsua në magazinë, furrë buke ose diçka tjetër. Kjo kishë ka një histori rreth 450 vjeçare ndërtimi aty ku është sot, në Preçaj (qendër e fshatit), ndonëse atëherë ishte më përmasa më të vogla.. Nga një relacion i Dioqezës së Shkodrës të vitit 1745 mësojmë se kisha e Bogës bënte pjesë në famullinë e Shkrelit. Kjo kishë ishte larg nga Bashieta (Bzheta) e Sipërme dy orë e gjysme (më këmbë), numëronte 39 shtëpi katolike më 267 frymë.

Kisha e famullisë i kushtohej Shna Prenës…( Nëvila Nika, Dioqeza e Shkodrës gjatë shek.XVIII, sipas dokumenteve arkivore,fq.156). Siç shihet gjatë shekujve të më vonshëm (e deri sot) kemi të bëjmë jo më ndërtime të reja, por kemi të bëjmë më rindërtim e zmadhim të kishës së Bogës ndër mote e shekuj…

Ketë histori rindërtimesh e vërteton edhe një studiues i huaj që është marrë më hartat e Kantelit dhe Koronëlit të shekullit XVII, i cili rikonfirmon ndërtimin e Kishës së Bogës para shek.XVII, dhe se kjo kishë ishte e ndërtuar në qendër të bajrakut të Bogës, në Preçaj…

Ermanno Armao ; Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore,fq. 49). Sipas disa gojëdhënave (që mund të gjenden edhe sot, fillimi i shek.XXI) kjo kishë deri në fillimin e shek.XIX i kushtohej Shna Pre­nës, që më shumë ishte festë për bjeshkataret..

Por pas vitit 1801 kisha i kush­tohet Shën Mhillit, që njihet edhe si kryenëgjëlli mbrojtës i miqve. Festa e Shën Mhillit në Bogë (si dhe kudo që kremtohet), fillon na­tën e 28 shtatorit dhe vazhdon di­tën e 29 shtatorit.

Ferliqët, gostitë e ndryshme,por mbi të mikpritja e veçantë që gjendet në shtëpitë e bogëjanve janë një mrekulli u ruaj­tur prej shekujsh, ndaj shpesh kre­mtimi i kësaj feste i “identifikohet” si Shën Mllilli i Bogës…

Duke u ba­zuar edhe në të dhënat e regjistri­meve të pushtuesve osman të viteve 1485, 1582 e vijim mësojmë se banoret e Bogës kanë qenë gjithnjë besnik të pa lëkundur të besimit Kristian –Katolik.,ndaj shu­më vendime apo usulle (siç quhe­

historike e jetike më mjaftë aromë Evro‐perëndimore, po kujtojmë se Boga ( si Malësia e më gjerë) edhe në kushtet e një shteti pa shtet (pasi ai otoman ishte pushtues e dashakeq..) kishte gjetur forcë e mëndje për të organizuar kuvende apo usulle për të vendosur rregull e qetësi në vendin e vetë,si dhe për të ruajtur vlera të përbashkëta që ju ai kishte falur Zoti.

Një usull i tillë u mor më datën 15 dhjetor të vitit 1906, i cili përbehej nga shtat “pika”që në përgjithësi kanë të bëjnë më rregullimin e marrëdhënieve në mes banorëve pa dallime trashëgimie e hierarkie (derë bajraktari,vojvode apo gjobari),ruajtjen e bashkëjetesës e harmonisë në mes bogëjanve në zbatim te kanunit të rregulluar më usulle e marrëveshje, si dhe në caktimin e rregullave kur më dalë në Okol (bjeshkë verore…) e tjerë, por edhe vendosjen e gjobave për ata që nuk zbatonin apo shkelnin Usullin…

Miratimi i këtij Usulli ka në fund “nënshkrimet” : bajraktari Losh Sokoli (vulë), Nikë Prek Leka (vule),Nikë Shyti ; Gjobar: Mash Pllumi,Lekë Martini,Zef Toma, Lekë Micani, Gjon Martini,Tomë Gjoni, Gjergj Kola, Dedë Elezi, e Maç Prela (9 gishtërinj e një vule). (Kahreman Ulqini,Struktura e Shoqërisë

Tradicionale Shqiptare,fq.182‐184,dok.nr.13,marrë nga arkivi i muzeut historik Shkodër..). Po nga ky burim (dokumenti nr.14, fq.184‐185 i librit sipërcituar), mësojmë se Bajraku i Bogës më datën 28 tetor 1907 bënë edhe një Usull tjetër të rëndësishëm për ngushtimin e gjakmarrjes,duke bua (ndjekë) vetëm shtëpia –shtëpinë, madje në usull thuhet më bë vaki më u nda dy vëllezër dje e sot, e më vra vëllai dikë në bajrak të vet,ai vëlla që u nda mos më u fshehur për gjak aspak,dhe ba më dashtë bile mund të shkojnë më varros të vrarin…

Nëse shkelej ky usull parashikoheshin masa shumë të forta ndëshkimore e tjerë..Ketë Usull,apo më saktë Vendim e nënshkruajnë : Bajraktari ‐Losh Sokoli (vulë ), Vojvod‐Zef Prekë Leka (vulë),Nikë Shyti (vulë). Duhet të theksojmë se vendimët janë të gjitha të shkruara, madje edhe të arkivuara nga autoritetet shtetërore të asaj kohe në Shkodër.

Një ndihmë të madhe në këto kuvende ku merreshin vendime apo usullet siç i quanin atëherë jepnin famullitarët e kishave katolike përkatëse, ku këta famullitarë përgatitnin infrastrukturën e kuvendeve dhe shkruanin usullet…

Përveç shumë usulleve apo vendimeve një eveniment më vlera që lidhet më Kishën e Bogës është edhe ngritja e flamurit kombëtare më 5 prill 1941 nga kleriku antifashist, patri­oti Pater Leke Luli, i cili në shenjë proteste kundër pushtuesit fashist në prani të treqind malësoreve do të valëviste flamurin e Gjergj Kas­triotit (pa shenjat e liktorit..) në oborrin e Kishës së Bogës…

Në Bo­gë (në fisin Ulaj) kishin lindur dy vëllezërit shembull të binomit Fe dhe Atdhe: Atë Marin Sirdani (1887‐1962) i cili përveçse ishte një patriot e klerik i mirë, ishte edhe një studiues e historianë i kalsit parë. Megjithëse diktatura e burgosi e persekutoi, Atë Marini na ka lënë të paktën tre vepra të tij më vlera…:

1. Ndriçime të historisë, të kulturës dhe të artit shqiptar. 2.Françeskanët në Shqipëri dhe shqiptaret katolik në lamë të Atdhetarisë.. 3. Skënderbeu mbas gojëdhënave… Dom Aleksandër Sirdani (1903‐1948), edhe ky përveçse ishte një klerik e patriot i dalluar, ishte edhe etnograf, historian, Mbledhës folklori dhe fjalëve të radha e të urta, si dhe një poet i ëmbël.

Diktatura komuniste pasi e arreston i merr shpirtin pa gjyqe në “Mat’hauzin” e vogël të Kopliku në vitin 1948. Trupin as sot nuk dihet se ku ja kanë hedhur, ndërsa veprat e tija janë vjedhur nga sahanlëpirësit që diktatura i gradoi deri më tituj Profesor… Sot Boga dhe kisha e saj janë krenarë më këta bijë të vet,që janë nderuar nga pushteti demokrat lokal i komunës Shkrel, ndërsa Dom Aleksandri ( Dom Leka) është edhe njëri ndër 40 martiret e kishës Katolike për të cilët ka filluar procesi i kanonizimit nga Selia e Shenjtë që më dt.10 nëntor 2002…

Boga sot në regjistrin e gjendjes civile (të komunës Shkrel) ka të shënuar 500 banorë, të gjithë të besimit katolik. Nga Boga ndër shekuj janë larguar edhe dhjetëra familje apo qindra banorë që kanë shkuar për të jetuar brenda trojeve të Malësisë e Shqipërisë, por edhe në Evropë e deri në Amerikë.

Boga më organizimin e vjetër shoqërore ka qenë njëri nder katër bajrakët e Kelmendit, ndonëse në organizimet kishtare dhe ushtarake thuajse vazhdimisht i është bashkëngjitur Shkrelit. Boga ndër mote ka qenë vend i mrekullueshëm klimaterik i “ndërtuar” nga dora e Zotit, dhe mrekullitë e ropit (njeriut). Ketë e dallon çdo vizitor shqiptarë dhe i huaj,por në menduam të “zgjedhim” për të cituar një studiues dhe historian të më shumë se një shekulli më parë, Theodor Ippen, i cili nder të tjera do të shkruante :

“..Një Pamje të bukur ka …fshati më kishë i Bogës…Këtu lugina hapet në një fushë (rrafshnaltë.) të vogël më lëndina që të prehen syrin, kanë bukuri edhe malet..Udhëtari që vjen në Bogë ka për të parë më interes kryqet e drunjta mbi varrezën që rrethon kishën e fshatit…Përveç gdhendjeve në dru,sheh në to një zbukurim të çuditshëm ; në krahun vertikal edhe në cipet e krahut anësorë janë gdhendur në dru tre zogj në madhësinë e një mullibardhë, ose mëdhenj. Ky zakon vjen pa dyshim nga ndonjë besim popullorë…( Th. Ippen, Shqipëria e Vjetër…fq.26).

Është interesant se edhe sot pas më shumë se njëqind viteve (kur Bogën e kishte vizituar Ippeni), mund të konstatohen këto “zbukurime” interesante në varrezat e Bogës, (ndonëse zbukurimet sot janë më modernë e bashkëkohore), ndërsa kisha dhe varret rreth saj janë po aty dhe po ato..të cilat ruajnë më “konservatorizëm” një histori më vlera besimi e qytetërimi më kahe nga përendemi…

Nga Ndue Bacaj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...