Shkodra ka ekzistuar rreth 5.000 vite më parë

Një grup prej 15 arkeologësh shqiptarë e polakë, pas gërmimeve të kryera në qytetin e Shkodrës për afro 10 vite kanë zbuluar fakte të reja për këtë qytet. Drejtuesi i ekspeditës thotë se jeta në Shkodër ka ekzistuar rreth 5.000 vite më parë, çka e dëshmon mënyra e jetesës dhe objektet e gjetura.

“Deri para gërmimeve tona, në histori shkruhet se Rozafa ishte qendra e qytetit. Këtë na duhet ta kundërshtojmë, pasi i gjithë qyteti ishte qendër e Shkodrës. Kjo vërehet nga niveli i

jetesës, teknikës, jetës sociale e gjithçka që ne kemi mundur të zbulojmë. Jeta në Shkodër ka ekzistuar që përpara periudhës së bronxit, pra që 5.000 vite më parë”, thotë profesor Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës.

Arkeologet sjellin për publikun në ekspozitën e prezantuar në MHK pamje 3D, foto nga elementë të zbuluar nga gërmimet, ku më interesantet janë poçeritë veneciane. Në këto

poçeri janë gjetur monedha të shekullit XVII, ndërsa gërmimet janë mundësuar në një mënyrë krejt të re.

“Ne përdorim mënyrën joinvazive për të gërmuar, sepse shtrirja gjeografike e Shkodrës është e komplikuar. Na duhet të gërmojmë në më shumë se 7 metra thellësi, gjë që është e

vështirë. Ndaj, kjo mënyrë e re gërmimesh na jep pamje nga Shkodra të 5.000 viteve të fundit. Mendoj se është hera e parë që kjo teknikë përdoret këtu në Shqipëri”, deklaron profesor Dyczek.

Gërmimet e arkeologëve shqiptarë e polakë parashikohet që të vijojnë çdo vit në muajt prill-maj, deri në 2020.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...