Kush është këngëtari i njohur shqiptar që u kap me kokainë në Itali (Emri)

Policia italiane shkatërroi sot një bandë shqiptaro-arabe të cilët merreshin me trafik kokaine nga Holanda në Itali. Operacioni u zhvillua në zonën e Emilia Romanjas dhe Toskanës dhe u arrestuan 22 persona mes të cilëve edhe 10 shqiptarë.

Mësohet se një nga shqiptarët e arrestuar është këngëtari i njohur shqiptar Dëfrim Dervishi i njohur me emrin e artit si Defri. Ai jetonte prej vitesh në shtetin italian, ku edhe ushtronte aktivitetin.

Hetimet për operacionin në fjalë kishin nisur në vitin 2016, ndërsa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda.

Grupi kriminal kishte shtrirje në disa zona të Italisë, përkatësisht në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia.

Kokaina e importuar nga Holanda shitej në Itali rreth 80 euro për gram, ndërsa një kilogram blihej me shumicë për 35 mijë euro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...