Shqipëria dhe Mali i Zi mblodhën sot në Shkodër dy qeveritë përkatëse. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij vlerësio bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa vuri theksin në hapjen e pikave të reja kufitare.

Rama:  Sot edhe më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar në forcimin e stabilitetit të rajonit.

I dashur Dushko më vjen mirë që jemi bashkë këtu, për mundësinë që ky format na jep për të thelluar bashkëpunimin dhe konkretizuar aspekte të shumta shumë të rëndësishme të këtij bashkëpunimi dhe për të forcuar më tutje marrëdhëniet shqiptaro-malazeze si marrëdhënie të një rëndësie të veçantë.

Kur jemi takuar në Podgoricë në prill të vitit të kaluar ne së bashku theksuam rëndësinë e zhvillimit të potencialeve të mëdha të brezit ndërkufitar që Shqipëria dhe Mali i Zi ndajnë.

Është një fashë e begadë që lidhe vendet dhe fatet tona. Nuk është vetëm gjeografia e përbashkët, por edhe trashëgimia jonë që ne e ndjejme për detyrë të ruajmë si një model të bashkëpunimit ndërkoufitar, pse jo edhe për gjithë rajonin.

Sot jemi më të ndërlidhur se asnjëherë më parë, por jemi edhe të vetëdijshëm se ka potenciale të pashfrytëzuara. Është koha ti adresojmë këto potenciale dhe të përfitojmë nga shkëmbimi i ideve dhe bashkimi i forcave mes nesh.

Duke filluar jo vetëm nga hapja e pikave të reja kufitare që përbën jo vetëm një sukses të përgatitur të këtij takimi, por edhe një bazë më të gjerë, duke vazhduar me shfrytëzimin e vlerave të mëdha ekonomike dhe turistike që mbart e gjithë zona që bashkëndajmë.

Duke ndjekur edhe shembullin tuaj të turizmit, që është një shembull i shkëlqyer për ne dhe duke komunikuar me investitorrë që janë të pranishëm në bregdetin tuaj e kemi dëgjuar nevojën për tu zgjeruar me investime edhe në anën tonë të kufirit dhe për të ndërlidhur më shumë kapacitetet qeveritare, bashkiake, ekonomike dhe natyrore të dy vendeve.

Të gjithëve ne na është dhënë rasti të konstatojmë se në fakt jemi në një hapësirë që gjithmonë është përjetuar si hapësirë ndërveprimi dhe nuk është e rrallqë të dëgjosh gjuhën malazeze në restornate apo zona turistike.

Masa të rrepta sigurie

Qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi  po zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës.

Si vend për këtë takim të përbashkët mes dy qeverive sipas burimeve është përzgjedhur që të jetë fototeka kombëtare “Marubi”.

Garda, policia dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shkodrës.

Takimi dy palesh do të nisë me ekzekutimin e hymneve kombëtare në pedonalen “Kole Idromeno”, më pas bëhet parakalimi në këmbe deri tek Muzeu Marubi ku do të mbahet  edhe mbledhja.

Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer te mbyllura ku do të nenshkruhen marreveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Rama dhe Markoviç do të kenë konferencën për shtyp. Ndersa ne oren 12.00 është forumi i biznesit Shqipëri – Mal i Zi.