Pas Sarandave nisen për Shqipëri Vlorat e Kosovës, 7 mijë gra e vajza kanë këtë emër

E habitshme, por janë keto 7 mijë gra e vajza në Kosovë që quhen Vlora. Dashuria për nënën Shqipëri është ruajtur në Kosovë edhe përmes emrave që u kanë vënë fëmijëve.Pak muaj më parë 40 vajza dhe gra me emrin Saranda udhëtuan bashkë nga Kosova drejt qytetit me të njëjtën emër në jug të vendit. Ideja interesante pati jehonë të madhe sidomos në këtë kohë kur emrat shqiptarë po rrallohen gjithnjë e më tepër.Tashmë është radha e Vlorave për të vizituar Vlorën. Shoqata Labëria ka organizuar një aktivitet ku mes të tjerëve ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.“Vetëm Kosova ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora, që po punojmë të organizojmë një ekskursion në qytetin e Vlorës, siç realizuam me 50 vajza e gra me emrin Saranda që i çuam në Sarandë”, u shpreh Minxhozi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...