Shqiptarët ‘zot’ të punës së tyre, gjysma e të punësuarve e zgjedhin vetë orarin

Thuajse gjysma e shqiptarëve në marrëdhënie pune, e caktojnë vetë orarin e tyre të punës.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës tregojnë se, 48% e shqiptarëve të punësuar i zgjedhin vetë orët e tyre të punës, në krahasim me vendet e tjera të marra në analizë nga ILO, asnjë tjetër nuk ka një normë kaq të lartë.

Turqia është ndjekësi më i afërt me një normë në vetëm 34%. Të dhënat e publikuara nga ky raport janë marrë në formën e një sondazhi, ç`ka i jep edhe më shumë besueshmëri këtyre të dhënave.

Nga krahu tjetër, 45% e shqiptarëve në marrëdhënie pune duket se e kanë të pamundur të ndryshojnë orarin tyre të punës, pasi vendoset nga punëdhënësi pa opsion ndryshimi.

Kjo normë nuk është më e ulta, por gjithsesi e vendos Shqipërinë në kategorinë e vendeve me pak konservatore në këtë drejtim. Pjesa e mbetur ndërkohë, rreth 7% deklarojnë se, orarin mund ta ndryshojnë me marrëveshje mes dy palëve.

Në rang global kjo është një ndër normat më të ulëta. Të dhënat e Organizatës Botërore të Punës tregojnë se, të paktën në këtë drejtim, punëmarrësi gëzon një avantazh të ndjeshëm nga punëdhënësi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...