Apple dënim me miliona për shkak të gabimit

Kompania Apple sot është dënuar me rreth 6,6 milionë dollarë amerikanë nga një gjykatë australiane për shkak të pohimeve të rreme të konsumatorëve se kompania refuzon të rregullojë modelet iPhone dhe iPad, të cilat më herët janë rregulluar nga palët e treta.

Konsumatorët e gjigantit teknologjik amerikan janë ankuar në Komisionin Australian Competition and Consumer, pasi përditësimi i sistemit operativ paaftësoi pajisjet e tyre, pas problemi global të njohur si “Error 53”.

Apple porositi konsumatorët se nuk kanë të drejtë të rregullojnë problemin nëse pajisjet e tyre ishin rregulluar nga kompani tjera.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Apple, e cila më parë përshkroi se gabimi shfaqet “kur pajisja nuk kalon testin e sigurisë”.

Ndryshe, kompania lëshoi një përditësim të sistemit operativ për të zgjidhur këtë problem.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...