SKANDAL, TË VDEKURIT QË PËR SHTETIN JANË GJALLË

Emisioni investigativ “BOOM” ka denoncuar kësaj here shkeljen që i bëjnë njëherazi institucionet, ligjit për shërbimin publik të varrimit si dhe atij për gjendjen civile.

Emisioni investigativ “BOOM” ka denoncuar kësaj here shkeljen që i bëjnë njëherazi institucionet, ligjit për shërbimin publik të varrimit si dhe atij për gjendjen civile.

Sami Murataj nga Paskuqani denoncoi në “BOOM”, rastin e bashkëshortes së tij me iniciale Xh.M , e cila edhe pse është varrosur që më 29 dhjetor 2017, për shtetin shqiptar vazhdon të jetë ende gjallë, pasi në regjistrin e gjendjes civile nuk është bërë ç`regjistrimi i saj.

I moshuari deklaroi se ka kërkuar ndihmën e institucioneve, por pa gjetur zgjidhje.

Gazetarët e “BOOM” u interesuan pranë gjendjes civile të Njësisë Administrative Paskuqan, ku konfirmuan se e ndjera figuron ende e gjallë, pasi pranë kësaj zyre agjencia funerale, apo familjarët nuk kanë paraqitur dokumentat që vërtetojnë vdekjen e saj.

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Lejen e varrimit, duhet të vij funerali, ai që merret dhe e ç`regjistron. Se personat familjarë janë të zënë me mortin, me hallin që kanë.

Gazetarja: Në këtë rast ata nuk kanë ardhur fare, agjencia funerale këtu tek ju atë ditë?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: S`kanë ardhur pra. Jo.

Gazetarja: Nuk kanë ardhur?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Nuk kanë ardhur, se në momentin që vijnë unë jap lejen e varrimit.

Gazetarja: Nga ana ligjore, a duhet të nxirrej njëherë leja e varrimit, pastaj të varrosej individi?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Po.

Aty ata zbuluan se për këtë rast nuk është lëshuar as leja e varrimit.

Gazetarja: Në një pikë këtu të ligjit thuhej që edhe institucionet kanë detyrimin për t`i dërguar këto (dokumenta), nëse ajo vdes në spital përshembull, ose IML-ja, një kopje.

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Po nuk i sjellin, nuk i sjellin.

Gazetarja: Pse s`i sjellin?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Asnjëherë.

Gazetarja: Vetëm qytetari duhet t`i sjelli këto?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Qytetari, funerali. Edhe funerali.

Gazetarja: Edhe funerali?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Po funeralet zakonisht i sjellin, po konkretisht nuk e ka sjellë.

Ligji për shërbimin publik të varrimit përcakton qartë se “Kufomat lejohet të varrosen vetëm pasi është lëshuar leja e varrimit nga zyra e gjendjes civile e njësisë bazë përkatëse të qeverisjes vendore”.

Përgjegjësi i Drejtorisë së Shërbimit Funeral të Bashkisë Kamëz tha për “BOOM” se varrimi i të ndjerës është bërë me urdhër pune, ndërkohë që urdhri i punës nuk duhet të dalë pa u marrë nga ana e kësaj ndërmarrjeje në dorëzim leja e varrimit.

Absurdi thellohet dhe më tepër teksa i vetmi dokument zyrtar që dispozohet nga ana e kësaj ndërmarrjeje, urdhëri i punës, ka dalë gati një javë pas realizmit të funeralit, gjë që tregon se ky shërbim është bërë jo vetëm pa leje varrimi, por edhe pa urdhër pune.

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Zonja e ndjerë ka një skedë vdekje.

Gazetarja: Po.

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Kur ka një skedë vdekje, ne nuk i lëmë njerëzit pa varrosur.Edhe një leje varrimi me urdhër pune e ka pasur ai zotëria që ka bërë varrimin, kurse pjesa tjetër i takon gjendjes civile.

Gazetarja: Leje varrimi për këtë rast nuk është dhënë dhe lejen e varrimit sipas rregullit e jep vetëm zyra e gjendjes civile, e cila më pas bën dhe ç`regjistrimin.

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Zyra e gjendjes civile për rastin konkret funksionon këtu tek ne.Lejen e varrimit e marrim ne nga ndërmarrja.

Gazetarja: Nga cila ndërmarrje e merrni lejen e varrimit, ma sqaro pak të lutem?

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Nga ndërmarrja e pastrim-gjelbërimit që ka në varësi dhe sektorin e varrezave.

Gazetarja: Jo, ajo sipas kuptimit të ligjit nuk quhet leje varrimi,por është urdhër pune.Ju ndoshta e ngatërroni me urdhrin e punës.

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Urdhri i punës dhe skeda e vdekjes kanë qenë të sakta dhe kaq.

Gazetarja: Urdhri i punës, kjo që ju e quani leje varrimi ka dalë në datën 4.01.2018, ndërkohë që kjo zonja është varrosur në datën 29.12.2017?

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Sepse janë agjencitë e varrimit që konkurojnë me ne dhe ne i njohim njerëzit pak a shumë. Nuk është se ka ndonjë shkelje ligji në këtë pjesë.

Edhe pse ligjet në vendin tonë nuk mungojnë, mesa duket atyre për të vdekurit, do t`u vij rradha për zbatim pas fillimit të zbatimit të ligjeve për të gjallët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...