Beqiri: Vllaznia emër i madh prandaj e lakmojnë shumë trajnerë

Vllaznia duhet të shpejtojë për nisjen e punës për sezonin e ri dhe natyrisht që nuk duhet mbajtur shumë mendja tek çështja e privatizimit.

I këtij mendimi është ish- futbollisti i saj Elvin Beqiri i cili në një prononcim për “Shkodra Sport”,

shpjegon rëndësinë që ka privatizimi i klubit por ndërkohë mendja nuk duhet mbajtur vetëm aty.

Ditët e fundit ndërkohë kanë qarkulluar shumë emra trajnerësh të cilët janë shprehur të gatshëm për të marrë

drejtimin e Vllaznisë. Një ndër to është edhe emri i Beqirit.

Vetë ai, në prononcimin e tij e lë të hapur një mundësi të tillë, por gjithnjë nëse ka një projekt serioz nga ana e drejtuesve të klubit.

Beqiri thotë se planet për skuadrën e sezonit të ri duhet të fillojnë të bëhen por në fakt, deri para korrikut kjo gjë nuk do të ndodhë.

Megjithatë Vllaznia nuk duket e vonuar sepse kampionati nis në shtator dhe deri atëherë ka mjaftueshëm kohë në dispozicion për ta bërë gati skuadrën.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...