Bashkia Shkodër: Tashmë çdo gjë është në dorën e Këshillit Bashkiak për Vllazninë

Bashkia e Shkodrës, në kuadër të procesit të pandërprerë dhe të vazhdueshëm të transparencës me qytetarët dhe me mediat, ka publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit bashkiashkoder.gov.al

Raport Vlerësimi “Për përcaktimin e vlerës së shoqërisë për efekt të shitjes me ankand të aksioneve të Bashkisë Shkodër në Klubin e Futbollit Vllaznia sh.a”. të realizuar nga “Albanian Audit Partners SHPK”.

Është hera e parë në mënyrë absolute që ka një vlerësim profesional të certifikuar dhe të pavarur lidhur me vlerën e aksioneve të KF Vllaznia sh.a.

Raporti në fjalë i është dërguar Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i cili në cilësinë edhe të

Asamblesë së Përgjithshme të KF Vllaznia sh.a. ka tagrin ligjor dhe institucional për të shqyrtuar dhe marrë të gjitha vendimet për të sotmen dhe të ardhmen e Klubit si pronar 100% i të gjitha aksioneve.

Nënvizojmë se kompania audituese ka përcaktuar nivelin dysheme (minimal) nga ku mund të fillojë shitja e aksioneve të Vllaznisë përmes ankandit.

Në faqet e raportit përcaktohet qartë metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e Klubit nga ana financiare.

Raporti i Vlerësimit është një instrument shumë i rëndësishëm dhe i vlefshëm për të gjitha subjektet e interesuara për të blerë aksione tek KF Vllaznia sh.a., i cili tregon gjendjen aktuale por edhe pritshmëritë për të nesermen e Klubit.

Dokumenti në fjalë vjen pas një pune të gjatë dhe voluminoze për identifikimin, zgjidhjen dhe vënien në rrugën e zgidhjes së problematikave të trashëguara qê nga viti 2011 kur Vllaznia kaloi në pronësi 100% të Bashkisë së Shkodrës.

Duke vlerësuar se kemi hedhur hapin më të rëndësishëm në rrugën e privatizimit të KF Vllaznia sh.a., tashmë çdo vendimmarrje e mëtejshme është në tagrin e Asamblesë së Përgjithshme të

Klubit, a cila në momentin kur do ta gjykojë të përshtatshëm, do të vendosë për hapat e metejshëm, procedurat dhe përqindjen e aksioneve që do të dalin në shitje për të gjitha subjektet e interesuara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...