Kurorëzohet cjapin kampion të Kurveleshit

Festa e Panit mblodhi banore të shumtë nga Krahina e Kurveleshit si dhe fshatrat e bregut të detit në sheshin e restauruar totalisht të fshatit Nivice Kurvelesh.

E menduar në dy pjesë  si një  menyrë  për të promovuar jetën pastorale si dhe tufat e ëedha të dhive si nje prej pjeseve me te spikatura te tradites Labe, kjo festë gjalleroi një prej zonave të braktisura të jugut të Shqipërisë.

Kjo ishte hera e parë që në mënyre te organizuar banorët të kishin mundësi të reklamonin prodhimet e tyre duke pasur mundësi që në të ardhmen të krijonin bashkëpunim në shkëmbimin e produkteve respektive.

Për më shume vendosje e bashkepunimit tregëtar në industrine lokale të turizmit duke promovuar prodhime vendase në te gjitha hotelet dhe restorantet e jugut.

Nderkohe në mbremje barinjte e zonës me krenari prezantuan perpara nje jurie cjepet që prijnë kopetë e tyre.

Cjapi, nje simbol i rëndësishem  i pjellorise, rezistencës dhe bukurise së tufave baritore  është personifikimi i kesaj treve e cila që nga lashtësia e ka ruajtur këtë kafshe fisnike si një prej vlerave më të rëndësishme të saj.

Për kete arsye Pani i mitologjise mbrojtësi i barinjve kullotave dhe jetës pastorale u përzgjodh si nje simbol i  rimëkëmbjes së jetës në këtë zonë të braktisur nga banoret e saj, por që me zhvillimin e turizmit rural mund të marrë jetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...