Protestë e munguar apo protestë e dështuar?!

Skënder Minxhozi/

Opozita i rikthehet provës së vështirë e tinzare të protestave. Që nga vjeshta e vitit 2013, kur Lulzim Basha doli zëngjirur nga mitingu i parë modest kundër qeverisë së sapozgjedhur,

opozita po tenton prej pesë vjetësh të testojë ndjeshmërinë e opinionit publik, ndaj axhendës së saj opozitare plot akuza me krim, drogë dhe korrupsion. Për hir të së vërtetës, ka pasur protesta

që kanë masive, si ajo e shkurtit 2017, kur PD e trembi seriozisht Ramën dhe kur për shkak të numrit të madh të protestuesve vendosi të instalojë çadrën katërmujore në bulevard.

Po përtej kësaj prove vërtet imponuese, e cila siç dihet u mbyll me marrëveshjen aspak të lavdishme të 17 majit, opozita nuk ja ka arritur ta thyejë

deri më sot tabunë e zgjimit të opinionit publik. Po mbushen pesë vjet që Basha, Berisha dhe së fundi Kryemadhi, tentojnë të bindin veten dhe të tjerët,

se tezat e tyre politike gëzojnë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Një dëshirë në parim normale dhe e logjikshme për çdo lëvizje politike. Por nga salla e

parlamentit apo foltorja e selisë, deri tek bulevardi i protestës, megjithëse distanca në metra nuk është e madhe,

ajo që kemi parë në funksion të aksionit politik, ka qenë një impakt anemik dhe i dobët tek njerëzit e thjeshtë të rrugës.

Aq e vërtetë është kjo, saqë në mes të pranverës së vitit 2017, kur opozita mori gjashtë ministra në fushatën elektorale dhe kur akuzat me drogë e krim

mbulonin faqe të tëra të komunikatave opozitare, Rama fitoi jo vetëm i qetë dhe i patrazuar, veshur me tuta sportive, por edhe i vetëm, duke e çuar Metën në Presidencë dhe partinë e tij LSI në opozitë.

Përballja mes ashpërsisë së akuzave të opozitës dhe rezultatit të zgjedhjeve të fundit për maxhorancën, shënon paradoksin më të madh politik të viteve të fundit në Shqipëri.

Të shtunën opozita do të testojë sërish forcën e saj përballë shtetit.

Zgjedhja për t’u përballur publikisht është një akt guximi dhe kuraroje, por është gjithashtu një risk jo i vogël imazhi dhe peshe politike. Protestat e partive në Tiranë dihet që janë më shumë grumbullime mbështetësish nga i gjithë territori, sesa mitingje të banorëve të kryeqytetit.

E megjithatë shetitorja “Dëshmorët e Kombit” është një hapësirë sfiduese dhe e vështirë për t’u mbushur me njerëz.

Në mënyrë të përsëritur Basha ka insistuar t’u drejtohet shesheve të protestës, duke rrezikuar të japë mesazhe dobësie, më shumë sesa të lëkundë qeveritë e Edi Ramës.

Dhe Dëshmorët e Kombit kanë qenë tabuja e tij katërvjeçare, që ka zbuluar në fakt defektet e opozitarizmit të sotëm brenda institucioneve.

Basha, Kryemadhi e Berisha tundohen natyrshëm që me Ramën të komunikojnë kohë pas kohe përballë zyrave të tij dhe në prani të disa

dhjetra mijë personave. Por ky tundim mbart një risk të madh: atë të reagimit të dobët qytetar.

Nëse nuk je në gjendje ta destabilizosh seriozisht qeverinë me turmat ne shesh, më e mira është që protestat të shtyhen,

pasi në epokën e dronave çdo hapësirë bosh e sheshit të protestës, është një notë pakaluese për opozitën.

Qeveria e sotme meriton të kritikohet për shumëçka, por meriton një sfidë serioze, jo gjysëm-sfida që lenë pas shijen e hidhur të opozitave të dobëta e pa ide.

Lulzim Basha i provoi me çadrën pasojat e përballjes së dështuar publike me Edi Ramën.

Nëse nuk është i bindur që mund ta rrëzojë qeverinë me protesta, ndoshta do të bënte më mirë të mos shtonte listën e dështimeve në mes të Tiranës.

Një protestë e munguar është gjithnjë më mirë se një protestë e dështuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...