HISTORI E DHIMSHME / Mes LOTËVE, djali takon për herë të PARË nënën e tij biologjike pas 33 vitesh

Blerimi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar nënën që e kishte rritur dhe për t’i premtuar që do t’i qëndronte pranë gjithmonë. Por ai i kishte kërkuar programit edhe që t’i gjenin nënën e tij biologjike.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të Blerimit, e cila kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio. Gjatë bisedës që u zhvillua midis Arbana Osmanit dhe Terezës u kuptua që Tereza kur kishte qenë e re kishte lindur një fëmijë. Por ajo nuk e dinte nëse fëmija kishte jetuar.

Arbana zbuloi që në anën tjetër të ekranit ishte pikërisht djali i saj, Blerimi, i cili e kishte kërkuar prej vitesh. Në momentet e para Tereza e kishte shumë të vështirë këtë situatë dhe nuk pranoi që të fliste me të, madje u largua pa e parë. Dëshira për të takuar mamanë me djalin pas 33 vitesh bëri që Arbana të ndiqte Terezën në prapaskenë duke këmbëngulur që ajo të takonte djalin e saj.

Në praninë e kamerave dhe pse pa audio, pas bashkëbisedimit që Tereza bëri me Arbanën u arrit që Blerimi të shkonte në prapaskenë dhe të takonte për herë të parë nënën e tij biologjike.

Blerimi takoi Terezën dhe i tha që: “Më ke falur jetën dhe të falenderoj për këtë gjë. Çdo gjë që ke kaluar në jetë e paçsh hallall. Unë kam 33 vite që të kërkoj, por për gjithçka ta kam bërë hallall”.

Më pas Tereza takoi familjen e Blerimit, bashkëshorten dhe vajzat e tij.

Tereza e emocionuar dhe e gëzuar në të njëjtën kohë u shpreh se: “Unë nuk kam ditur asgjë, por ti qenke me të vërtetë një fëmijë i mrekullueshëm!”.

 

 

 

 

 

 

 

TOP CHANNEL

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...