PRANË VARREZAVE NË PYLL, ME 100 MIJË EURO KOKAINË

Një operacion antidrogë në L’Aquila ka çuar në pranga një shqiptar dhe një maqedonas dhe sekuestrimin e 1 kg kokaine, raportojnë sot mediat lokale.

Nga operacioni i koduar “Clean Sweep”, përfunduan në pranga T.H., 50 vjeç dhe A.S., 30 vjeç.

Hetimet nisën pas një sinjalizimi të ardhur në stacionin e policisë përmes aplikacionit “Youpol”.

Sipas hetimeve, të arrestuarit merrnin urdhra vetëm me “gojë” duke anashkaluar telefonat nga frika e përgjimeve.

Lënda narkotike do t’u jepte 100 mijë euro të ardhura.

Ekipet e policisë gjetën lëndën narkotike në shkurre pranë varrezave.

“Sasia e madhe e drogës së konfiskuar dje do të kishte sjellë fitime më shumë se një njëqind mijë euro në treg,

ndërsa mund të rritej me 30 për qind pasi të përzihej dhe ishte gati të ‘përmbyste’ tregun e drogës në Aquila”, tha shefi i policisë lokale.

Ata ishin ndaluar edhe më parë me sasi të vogla droge.

30 vjeçari shqiptar dhe maqedonasi me kombësi shqiptare, janë dërguar në burgun e Costarelle në Preturo.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën e kokainës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...