Trajneri shkodran nostalgjik për Laçin dhe ‘kërkesë’: Jam tifoz i këtij ekipi, uroj të fitojë edhe për Vllazninë time

583

Laçi është një nga ekipet që në vitet e fundit ka treguar me të vërtetë vlera në futbollin shqiptar.

Kurbinasit me grintën që i karakterizon dhe me luftën sportive kanë ditur ti krijojnë vetes hapësirë në futbollin shqiptar dhe të gjithë të kenë respekt për ta.

Por gjithçka për këtë skuadër filloi para 8 vitesh për këtë ekip kur u ngjitën në Superligë.

Këtë e kujton me nostalgji edhe ish-trajneri i këtij ekipi, Edi Martini. Ish-sulmuesi i njohur me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook kujton vitin kur kurbinasit u ngjitën në Superligë ku shkruan:

” Kane kaluar shumë vjet që bashkë me presidentin Pashk Laska dolëm në Superligë dhe që prej asaj dite Laçi shkruajti historinë në Superligën shqiptare.

Jam tifoz i atij ekip e atij president por sot më shumë se kurrë i uroj të fitoje edhe për Vllaznine time.”

Lexo edhe:   KUSHTET SI NË MESJETË, AKU BLLOKON E GJOBIT RESTORANTET