Cilat ishin 45 hotelet e famshme të turizmit në 12 qytetet e Shqipërisë në vitin 1940!

Industria e turizmit në Shqipëri i ka fillesat në vitet ’20. Sidomos gjatë periudhës së monarkisë, turizmit iu kushtua shumë vëmendje. Në këtë periudhë u ngrit një klub turizmi, u lidhën marrëveshje me agjenci turizmi si dhe u bënë botime e broshura në gjuhë të huaja. Po ashtu, u miratuan shumë udhëzime zyrtare që detajonin rregullat për higjienën e hoteleve, veshjen e personelit, sjelljen e tyre.

“E.T.A (Enti Turistik Hotelier Shqipëri)” u themelua përmes një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Entit Kombëtar të Industrisë Hoteliere. Ky ent kishte detyrën e ndërtimit dhe manaxhimit të hoteleve në kryeqytet dhe në qendrat e tjera të vendit. Në vitin 1940 kur Shqipëria ishte pushtuar, për Shqipërinë ka një raport të veçantë, ku ndër të tjera raportohet edhe për këtë sektor. Referuar këtij raporti, në mbarë vendin ishin 45 hotele, ndërsa planifikohej ndërtimi i hoteleve të tjerë.

“Në Tiranë është në ndërtim e sipër “Grande Albergo (Hoteli i Madh, sot Hotel Dajti shën.red.)” që i bashkangjitet sheshit Skëndërbej. Ndërtimi i hotelit është në harmoni me linjat arkitektonike të bulevardit dhe ka stil mesdhetar.

 

 

Në Durrës është inauguruar sëfundmi “Grande Albergo dei Dogi (Hoteli i Madh i Dozhëve)”. Duke qenë në një pozicion të favorshëm në anë të detit, ai përbën një burim efiçent për lëvizjen detare të të huajve” shkruhet në raport.

Pas luftës dhe ardhjes në pushtet të komunistëve, rrjeti i hoteleve do të shtetëzohej e do të vihej në administrim shtetëror. Një nga hapat e parë do të ishte ndryshimi i emrave të hoteleve. P.sh “Grande Albergo” në Tiranë do të emërtohej “Hotel Dajti” apo “Grande Albergo dei Dogi” në Durrës do të emërtohej “Vollga”.

Në vitet ’50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit “Albturist” që do të kishte në administrim rrjetin e hoteleve në mbarë vendin, të emërtuara “Turizmi”.

Kreshnik KUÇAJ/SCAN

Mëposhtë lista e hoteleve të 1940. Në anë të qytetit shënohet edhe rajoni që i përket:

Tiranë

-Hotel “Continentale”, rruga Pjetër Bogdani

-Hotel “Durazzo (Durrësi)”

-Hotel “Imperiale”, bulevardi “Vittorio Emanuele”

-Hotel “Internazionale”, bulevardi Mussolini

-Hotel “Metropoli”, bulevardi mbretëresha Elena

-Hotel “Reale”, rruga e Dibrës

-Hotel “Regina”, bulevardi “Vittorio Emanuele”

Durrës

-Hotel “Augusteo”

-“Albergo dei Dogi”, sheshi princ Umberto

-Hotel “Europa”

-Hotel “Internazionale”

-Hotel “Iola”

-Hotel “Isola bella”

-Hotel “Pallas”

-Hotel “Splendido”, bulevardi “Vittorio Emanuele III”

Gjirokastër

-Hotel “Impero”

-Hotel “Reale”

-Hotel “Savoia”

Berat

-Hotel “Colombo”, rruga Mbretnore

-Hotel “Savoia”, rruga Mbretnore.

-Hotel “Tirana”, Lek Dukagjini 8

Korçë

-Hotel “Imperial”

-Hotel “Roma”

-Hotel “Pallas”, Rruga “S. Giorgio”.

Elbasan

-Hotel “Principe”

-“Grande Albergo”

Fier

-Hotel “Illyria”

-Kavajë (Durrës)

-Hotel “Adriatik”

-Hotel “Elbasan”.

-Hotel “Korqa (Korça)”

-Hotel “Skanderberg”

-Hotel “Vlora”

Kukës

-Hotel “Italia”

Përmet

-Hotel “Adriatik”

-Hotel “Europa”

-Peshkopi (Dibra)

-Hotel “Cendra (Qendra)”.

-Hotel “Deferimi (Dëfrimi)”

-Pogradec (Korçë)

-Hotel “Reale”

-Sarandë

-Hotel “Bella Venezia”

-Hotel “Kastriota Pallas”

-Hotel “Pirro”

Shijak (Durrës)

-Hotel “Agimi”, sheshi B.Mussolini.

Shkodër

-Hotel “Imperiale”, pranë lulishtes

-“Grande Albergo”, pranë lulishtes

Vlorë

-Hotel “Gambino”, sheshi i Xhamisë

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...