Mendon se Tahiri do të arrestohet? Ja si përgjigjet Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, komentoi dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit.

Bushati u shpreh se shpreson që të zbardhet sa më shpejt e vërteta.

Pjesë nga intervista:

Çani: Ti, Gjiknuri dhe Tahiri, ju ishit si treshja që spikasnit më shumë, si ndihesh tani për këtë rast. Të vjen keq për Saimir Tahirin nëse e shikojmë nga ana njerëzore?

Bushati: Nuk ka pikë diskutimi marrëdhënia jonë njerëzore.

Çani: Të vjen keq që është në këtë lloj gjendje?

Bushati: Nuk ka pikën e diskutimit, në planin njerëzor, aq më tepër kur kemi qenë miq. Unë uroj që drejtësia të thotë sa më shpjet fjalën. Nuk më takon mua të shprehem

për këtë ngjarje. Uroj që Saimiri të dalë faqebardhë nga kjo histori. Është hera e parë që një politikan kaq i rëndësishëm lë mandatin e deputetit.

Çani: Është akt kurajoz?

Bushati: Natyrisht është një akt shumë kurajoz, nuk e kemi parë asnjë rast kështu deri tani.

Çani: Mendon se Tahiri do të arrestohet?

Bushati: Nuk mund të arrestohet nëse nuk ka prova të qenësishme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...