23-vjeçe ka vizituar 74 vende të botës, stjuardesa shndërrohet në “yll Instagrami”

Ka shëtitur 74 vende të botës edhe pse është 23 vjeçe. Brigita Jagelaviciute i dokumenton udhëtimet e saj në Instagram me emrin “imbrigita” duke u kthyer kështu në yll Instagrami me 60 mijë ndjekës deri më tani.

Postimet e saj nga cepe të ndryshme të botës tregojnë për ushqimin, veturat, modën dhe monumentet. Duke folur për “Daily Mail”, stjuardesa e Emirates tha se ka vizituar 74 vende, pra thënë ndryshe 30 për qind të vendeve të botës, kështu “kam punë përpara”, u shpreh ajo me të qeshur, duke nënkuptuar se dëshiron të shohë gjithë botën.

“Unë ende e kujtoj atë moment qartësisht kur pashë ekuipazhin që po ecte në aeroport me kapelet e bukura të kuqe dhe u befasova.

Kurrë më parë nuk kisha dëgjuar për Emirates”, tha ajo duke rrëfyer se si i hyri këtij profesioni.

Ndërsa tani shprehet e kënaqur me punën edhe pse ka rregulla strikte dhe je gjithnje larg familjes. “Pjesa më e keqe e të qënit në ekuipazh fluturimi është padyshim të qenurit larg. Po kështu duhet të përshtateni me temperatura, zona dhe vende të ndryshme dhe kjo nuk është e lehtë”, tha bukuroshja lituaneze e Emirates Airlines.

/Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...