Një histori gjakmarrjeje në “Dua të të bëj të lumtur”

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë nisi me një histori e cila për shekuj të tërë ka qenë dhe vazhdon të jetë një “plagë” e shoqërisë shqiptare. Gjakmarrja vazhdon të jetë prezente dhe pse kanë kaluar shumë shekuj.

Historia që u trajtua në program ishte historia e dy familjeve të cilat për çështje pronash kishin nisur të konfliktoheshin duke arritur deri në vrasje. Një vrasje që nisi gjakmarrjen midis dy tyre.

Kjo ishte historia e Gjonit dhe Martinit. Me kalimin e viteve dhe me humbjen e shumë personave nga të dyja familjet, Martini kishte vendosur që të falte gjakun duke kërkuar pajtimin midis tyre.

Gjoni i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për ta falenderuar Martinin që zgjodhi t’i jepte fund gjakmarrjes. “Martin të falenderoj si ty edhe vëllezërit e tu që i dhatë fund gjakmarrjes. Sot ne jetojmë në harmoni siç kemi qenë në fillim para se të ndodhnin konfliktet. Edhe pse kemi humbur shumë persona më në fund ne jetojmë të qetë.”

Por Gjoni nuk ishte personi i vetëm që e falenderoi Martinin. Ishte pikërisht djali i tij i cili kishte ardhur në program për ta falenderuar atë që nuk e kishte mësuar me urrejtje dhe idenë e marrjes së gjakut.

“Ne nuk duhet t’i mësojmë brezat e rinj me idenë e gjakmarrjes. Nuk duhet të lëmë probleme dhe pasoja tek brezat që vijnë pas nesh. Ne duhet të hapim negociatat midis nesh!”,- ishin fjalët e Martinit.

Surpriza që Arbana Osmani kishte menduar për Martinin ishte gazetari i mirënjohur Marin Mema.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...