Vendimtare: E gjithë Malësia e Madhe të dielën në “Reshit Rusi”

Kampionati i kategorisë së dytë të futbollit shqiptar po shkon drejt fundit dhe kjo e dielë mund të jetë shumë përcaktuese sa i takon fatit të skuadrës që do të ngjitet më lart në grupin e Veriut.

Kjo ngaqë është mundësia e fundit që Veleçiku të shpresojë për ngjitjen një kategori më lart.

“Pengesa” e fundit për konkurrenten e tij, ekipin e Vorës, do të jetë Ada.

Ndeshja në mes velipojakëve dhe kryesuese të kampionatit do të luhet ditën e dielë në orën 16.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Fakti që koplikasit e kanë pushim këtë javë ngaqë nuk do luajnë ndeshjen ndaj Mamurrasit që është tërhequr nga kampionati, do të thotë se të gjithë tifozët e Veleçikut do jenë në mbështetje të Adës duke shpresuar që ajo ta mundë Vorën.

Duket paksa e pamundur kjo gjë sepse diferencat në mes këtyre dy skuadrave si në renditje ashtu edhe në kualitet janë të mëdha megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodhë.

Për më tepër, që në shkallët e “Reshit Rusi” pritet të ulet “e gjithë Malësia e Madhe”.

Mbase Vora mund të ndalet dhe nëse ndodh kështu, ajo do të barazohet me pikë me Veleçikun por me golaverazh më të mirë do të jenë koplikasit që do të kalojnë në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...