Vllaznia nuk kërkon të përsërisë sezonin e kaluar, do fitoren në Durrës

Sezonin e shkuar Vllaznia i shpëtoi turpërimit të kategorisë inferiore vetëm ditën e fundit duke dërguar në purgator Tiranën.

Frikë nga një dështim historik që u kthye në entuziazëm mëse të kuptueshëm, ishte një ndenjë e bukur por që në Shkodër nuk duan ta provojnë më.

Në këtë kampionat për fatin e keq të kuqebluve rrugëtimi nuk ka pasur shumë ndryshime dhe klubi më i vjetër në Shqipëri rrezikon sërish qëndrimin në Superiore, megjithatë të dielën mundesite janë të shumta që veriorët të kryejnë një hap madhor përpara drejt mbijetetsës.

Në Durrës do të luhet dueli i drejtpërdrejtë me Teutën dhe një fitore e mundshme e Vllaznisë do ta dërgonte në 6 pikë distancën, natyrisht edhe një barazim do të ishte mëse e i pranueshëm për shkodranët.

Gjoka vjen më në fund me një organikë të plotë lojtarësh dhe me disa siguri. Xhevahir Sukaj ka rigjetur formën optimale dhe këtë e tregoi edhe kundër Lushnjës.

Aftësia e tij për të zgjidhur ndeshjet është arma më e fortë e Vllaznisë. Periudhë mjaft pozitive po kalon edhe sulmuesi tjetër Andi Ribaj, 3 gola të shënuar në 2 takimet e fundit.

Një tjetër element ku tekniku mund të mbështetet është Renato Malota. Lezhjani është stërvitur me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për këtë supersfidë.

Përvoja e 28-vjeçarit është mjaft e rëndësishme në këtë moment vendimtar të sezonit. Shanset ekzistojnë që kuqeblutë mos t’i përjetojnë më ato emocione edhe pse unikale të fundsezonit të shkuar, por ti drejtohen më të qetë epilogut të këtij edicioni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...