RRUGA E KOMBIT, 15 TË PROCEDUAR PËR TUBIM TË PALIGJSHËM PARA POLICISË

Policia e kryeqytetit ka proceduar në gjendje të lirë 15 persona, të cilat kanë protestuar ditët e fundit para Drejtorisë së Policisë. Dje janë proceduar 8 qytetarë, ndërsa sot edhe 7 të tjerë. Protesta e qytetareve para Drejtorise se Policise Tirane

Policia e kryeqytetit ka proceduar në gjendje të lirë 15 persona, të cilat kanë protestuar ditët e fundit para Drejtorisë së Policisë. Dje janë proceduar 8 qytetarë, ndërsa sot edhe 7 të tjerë.

Në njoftimin për shtyp, policia e Tiranës thekson se qytetarët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, kanë penguar qarkullimin e mjeteve transportit dhe kanë prishur rendin e qetësinë publike.

Duke nisur nga mbrëmja e së dielës para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protestojnë familjarët, qytetarë dhe deputetë të opozitës duke kërkuar lirimin e protestuesve që u arrestuan në Kukës për tubimin në Rrugën e Kombit. Nesër të arrestuarit pritet që të dalin para gjykatës.

Njoftimi i policisë për procedimet e protestuesve
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit U.L, B.C, G.GJ, A.T, A.T, U.TH, XH.A, B.GJ, S.T, D.C, Z.K, S.K,S.D, A.F, A.B, vjeç 33, 35, 30, 28, 46, 64, 49,46, 36, 37, 48,66, 24,34 pasi në vazhdim, në rrugën “Sami Frashëri“,

në hyrjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po protestojnë në mënyrë të paligjshme, kanë penguar qarkullimin e mjeteve transportit dhe kanë prishur rendin e qetësinë publike. Punohet për identifikimin e personave të tjerë pjesëmarrës. Nenet 262, 293 e 274 të Kodit Penal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...