Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Skënderbeu njëherë ua tregoi qejfin, mos na detyro ta përsërisim historinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ditën e djeshme reagoi ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për mënyrën se si ka vepruar pas arrestimit dhe dëbimit të 6 qytetarëve turq nga Kosova.

Erdogan tha se “karriera jote politike do të përfundojë”, dhe tha se për këtë “jam i sigurt”.

Madje ai tha se “vëllezërit e mi” kosovarë nuk do të pranojnë një kryeministër si ti.

E ndonëse Haradinaj u përmbajt që të mos deklarohej ditën e djeshme, ai është deklaruar sot në një prononcim ekskluziv për Koha.net.

I pari i ekzekutivit

kosovar shkoi aq larg sa që kërcënoi me luftë Turqinë duke ia përmendur edhe historinë e Skënderbeut.

“Për Erdoganin kam shumë respekt, sepse është një lider që është dëshmuar disa herë. Mirëpo, kur përzihet në punët e drejtimit të shtetit të Kosovës,

e madje duke më atakuar mua direkt, atëherë nuk e njoh. Dua t’ia rikujtoj se Skënderbeu zhvilloi një luftë triumfuese ndaj turqve, dhe se e njëjta mund t’i ndodh sërish nëse ‘kruhet’ me ne”, tha Haradinaj për Koha.net.

Madje ai tha se ka pasur të planifikuar një vizitë për 3 prill në Ankara, por që nuk do ta zhvillojë atë për shkak të situatës së tensionuar mes dy vendeve.

Koha.net ka tentuar të kontaktojë edhe me Ambasadën turke në Prishtinë, por ka qenë e pamundur.

Sipas të gjitha gjasave, deri në këta rreshta të fundit të këtij shkrimi, dikush edhe ka mundur të ketë dyshime për vërtetësinë e tij, e ndoshta

dikush edhe ka besuar, por ju bëjmë me dije se e tërë deklarata e Haradinajt është e fabrikuar për shkak të 1 Prillit, ditës së rrenave. Prandaj, Aprilililili!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...