Manipulimet, Gjykata nuk regjistron zgjedhjet e FSHF-së

Gjykata e Tiranës nuk i regjistron zgjedhjet. Federata Shqiptare e Futbollit është në kaos. Asambleja

Zgjedhore e datës 7 shkurt e ka zhytur sportin në një situatë tepër të vështirë, si juridike ashtu edhe në imazh.

Pasi u zgjodh presidenti i ri, Armand

Duka dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, vendimi i Asamblesë Zgjedhore u dërgua në Gjykatën e Tiranës për regjistrim.

Por, abuzimet dhe paligjshmëria që u denoncuan nga kandidati Bashkim Fino, tashmë janë faktuar në Gjykatë.

Pasi kërkuan të bëjnë regjistrimin e vendimit të Asamblesë, me shpresën se abuzimet e tyre do kalonin në heshtje, Gjykata u ka kërkuar që vendimin e

Asamblesë ta bashkangjisin me listën e të gjithë anëtarëve që votuan, a janë ata të regjistruar në Gjykatë apo QKB, si janë të organizuar, kush ua dha mandatet për delegim vote, etj.

Në pamundësi për të fshehur që shumë prej votuesve kanë qenë të paligjshëm, të paregjistruar në Gjykatë apo QKB,

ose të mandatuar në mënyrë abuzive, “Vipsport.al” ka mësuar se Gjykata vendosi për të mos regjistruar vendimin e Asamblesë.

Një vendim i pritur nga Bashkim Fino dhe stafit të tij, pasi ishte një strategji juridike e planifikuar si para dhe pas zgjedhjeve.

Përpos denoncimit publik të manipulimit, u punua që të flasë edhe drejtësia mbi këto abuzime, për t’i treguar sportdashësve se

falsifikimet do dalin në dritë.

Aktualisht futbolli shqiptar është në kaos. Presidenti Armand Duka dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk janë të regjistruar në Gjykatë.

Nuk e morën dot mandatin zyrtarisht. Zgjedhjet e reja priten së shpejti… / Vipsport.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...