Aktorja e madhe Roza Anagnosti ka qenë gjimnaste me Vllazninë

Një nga aktoret më të dashura të publikut shqiptare, Roza Anagnosti, në fëmijërinë e saj, ka ushtruar sportin e gjimnastikës. Për shumëkënd mund të duket një çudi.

Por në rininë e saj është marrë me gjimnastikë, duke përfaqësuar ekipin e Vllaznisë, si në kampionatin kombëtar, ashtu edhe në Spartakiadën e Parë Kombëtare të zhvilluar në vitin 1959.

Këtë e ka “zbuluar” Dashamir Sherja në librin e tij “Enciklopedia e sportit shkodran” dhe gazetari Gjergj Kola e ka evidentuar këtë fakt.

Duke i hedhur sytë te sporti i gjimnastikës, rastësisht na zuri syri emrin e Roza Xhuxhës (Anagnostit). Ja çfarë shkruhet në këtë libër për të: “Roza Xhuxha (Anagnosti) u lind më 27.10.1943, një vajzë e vogël mjaft simpatike që pëlqen shumë sportin dhe artin. Është në rrethet artistike e sportive të shtëpisë së pionierit në Shkodër, ku dallon në gjimnastikë dhe në recitime.

Në moshën 11-12 vjeçare bie në sy të njrës prej kuadrove më të apasionuara të gjimnastikës, Nurije Ramës, e cila kujdeset për ta tërhequr në radhët e gjimnastikës.

E mëson të interpretojë me saktësi ushtrimet në vegla dhe ato të lira, të cilat i pëlqen shumë. Dallon Roza Anagnosti (Xhuxha) aktorja e madhe, që ka qenë gjimnaste me Vllazninë edhe në paralelen e shkallëzuar. Në vitin 1957, kur nuk ishte as 14 vjeçe, merr pjesë në kampionatin kombëtar të gjimnastikës, bashkë me të motrën Angjelinën dhe me shoqen e saj Marije Hajati, si dhe disa shoqe të tjera shkodrane.

Vazhdon të stërvitet me pasion e këmbëngulje aty tek palestra afër Kafes së Madhe (ish- kinema Rozafat), e cila u dogj dhe më pas u adaptua në palestër. Sipas kujtimeve të zonjës Roza, aty në atë palestër stërviteshin të gjithë sportistët shkodranë.

Në vitin 1959, do të zhvillohej Spartakiada e Parë Kombëtare në Tiranë. Një eveniment sportiv me shumë rëndësi. Shkodra merr pjesë me ekipin e femrave në gjimnastikë dhe ndër vajzat pjesmarrëse është edhe Roza Xhuxha, që ishte 16 vjeçe.

Në ushtrimet e ekzekutuara me bukuri dhe elegancë, ajo meritoi duartrokitjet e publikut të shumtë dhe bën një figurë mjaft të mirë në këtë paraqitje.

Merr pjesë edhe në kampionatin kombëtar një vit më pas dhe pastaj tërhiqet nga gjimnastika dhe i kushtohet artit skenik. Tashmë njihen nga të gjithë spektatorët shqiptar performancat e artistes nga Shkodra, Roza Xhuxha (Anagnosti), që ka hyrë edhe në historinë e sportit shkodran si një pjesmarrëse cilësore në gjimnastikë dhe si pjesmarrëse në të parën Spartakiadë Kombëtare Shqiptare”.

Vetë aktorja e madhe asnjëherë nuk e ka përmendur këtë fakt gjatë intervistave të ndryshme, të paktën publikisht. Nuk është “zbuluar” as ndonjë foto e kohës ku ajo merr pjesë në garat e gjimnastikës. Gjithsesi, përpara se ajo të bëhet një divë e skenës shqiptare, Roza Anagnosti ka qenë një gjimnaste shumë e zonja…

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...