Elez Isufi, emri që i ngjallte tmerrin serbëve

“Në tan’ Evropën ka shkue fjala, qe nandë vjet luftojmë me krajla”

Tmerri i shkjajve ka qenë pa dyshim Elez Isufi “Arusha e Malit”, nga ku edhe ka dalë shprehja “Elez Isufi, Arusha e Malit, tokën e mbushi me shapka të serbit”.

Dhe kjo nuk ka dalë më kot, ka qenë makthi i serbëve për nëntë vite me rradhë.

Elezi ka qenë atdhetar i padiskutushëm dhe gjithë jetën e tij ja ka kushtuar Shqipërisë dhe lirisë së saj, sidomos nga serbët, që jo pak herë kanë kërcënuar trojet tona.

Përpjekja e parë ka qenë në nëntor, 20 ditë para shpalljes së Pavarësisë serbët hyjnë në Lumë, aty ku Shkodra rrethohet nga malazestë. Elez Isufi me një pjesë të dibranëve kthen

nga rruga për në Shkodër dhe hidhet në betejën e famshme të Kolosnjanit, kundër armikut

rezil që tashmë kishte trokitur te porta e nderit. Fitorja e kësaj beteje qe befasuese. Bisha

tërbohet dhe më tepër dhe mësyn e pushton Dibrën e Madhe dhe viset gjer në Drin, pikërisht një ditë para se Plaku i Vlorës të ngrejë flamurin e lirisë.

Një natë të bekuar ai me shumë zgjuarsi arrin të çajë rrethimin e kullës dhe të shpëtojë 70 anëtarët e familjes dhe vetë arratiset në mal.

Serbët djegin kullën, por flamurtarit të rezistencës i rritet nami fort, sa që fillon ta dëgjojë dhe Evropa e shurdhër. Në shtator fillon kryengritja e madhe dhe brenda një nate korret një fitore tjetër historike.

Në tetor fillon ofensiva serbe me terror të padëgjuar në masën e popullsisë. Digjen e shkretohen tërë viset shqiptare në dy anët e Drinit të Zi. Shpërngulën mbi 20.000 dibranë. Elez Isufi shkon pak kohë të luftojë në Shkodër kundër malazezve.

Në vitin 1914 qeveria e Durrësit e ngarkon të ruajë rendin e qetësinë nga provokacionet serbe. Në mars 1915 mblidhet një kuvend i madh në Sohodoll dhe vendoset për të luftuar lëvizjen Esadiste (njerëzit e Esad Topanit).

Në dhjetor të po këtij viti ndizet Lufta e Kaushit, një ndër kulmet e fitoreve, ku futet në darën e hakmarrjes popullore një divizion serb që priste të kalonte në Durrës. Në tetor 1918 Dibra

bije sërish nën kthetrat serbe, tashmë krejt e lodhur dhe e përgjakur.

Në gusht 1920 formohet ajo që njihet si qeveria e Arrasit. Mblidhet Kuvendi i madh dhe zgjidhet një komitet lufte me komandant të forcave kryengritëse Elez Isufin. Shpërtheu kryengritja që ndezi mbarë Dibrës flakën e fitores.

Në Lanë-Lurë, në një ditë breshëri dhe shiu, ndizet beteja e përgjakshme e vendimtare për fitore. Elez Isufi qe kundër synimeve diktatoriale dhe mbështeti gjithmonë krahun e

demokratëve përparimtarë si Hasan Prishtina, Ramiz Daci, Ramiz Dibra,etj.

Në dhjetor 1921 i tërheq vemendjen parlamentit për të thirrë Asamblenë Kushtetuese.

Në fillim të shkurtit 1922 në katundin Allajbeg mblidhen Elez Jusufi bashkë me nipin e tij Sufë Xhelilin, Halit Lleshi, Murat Kaloshi dhe Dan Cami. Këtu vendoset organizimi i një kryengritjeje dhe vënia në zbatim e saj.

Bashkë me Bajram Currin, Halit Lleshin, etj. ishin në krye të një kryengritjeje që ishte shprehi e pakënaqësisë dhe tensionit të grumbulluar.

Halit Lleshi, pas kësaj, shkoi në Jugosllavi për t’u kthyer mbas një muaji me fuqitë e tij, në mënyrë që të nisej në një ditë me Elezin për të sulmuar Elbasanin.

Myftar Kaloshi gjithashtu do të nisej me Elezin, ndërsa Murat Kaloshi ish ngarkuar të okuponte qëndrën e prefekturës së Dibrës, ku si prefekt ndodhej Sali Vuçiterni. Kapiten

Shefqet Korça me 800 ushtarë ndërkohë ishte duke bërë çarmatimin nga ana e Zerqanit.

Qeveria në këto lëvizje të dibranëve dërgon kapiten Aziç Çamin dhe kapiten Selahudin Blloshmin me forca ushtarake në Qafë të Shtambës për t’i prerë rrugën fuqisë së Elezit. Elezi

me fuqinë e tij më parë shkon në Lurë dhe, me pak fuqi që mori këtu dhe në Selitë, formon një forcë civile prej 370 vetësh.

Me këtë fuqi, duke ecur natën, mbi rrugë e nën rrugë, pa hasur fuqitë qeveritare, mbërrin në Fushë-Krujë ku bashkohet me Abaz Kupin, Mustafa Krujën dhe Zija Dibrën. Në Tiranë, përveç kompanisë së disiplinës dhe të një kompanije të kazermës, qeveria nuk dispononte tjetër fuqi

për mbrojtjen e kryeqytetit. Lajmi i papritur i dukjes së Elezit në Fushë Krujë shkaktoi një panik të madh në qarqet qeveritare në Tiranë.

Major Meleq Frashëri me 25 xhandarë të ish-bataljonit të organizuar prej francezëve ne Korçë, nën komandë të kapter Muço Kapinovës dhe me 270 civila të Hysni Toskës, nën komandën e Jaho Komanit, nipit të të parit, niset t’i dalë para Elezit. Fuqija e Meleqit, para se të arrinte afër Kamzës, ra në përgjakje.

Fuqija e Hysni Toskës, në marrëveshje qysh më parë me kundërshtarët, largohet para se të fillonte lufta dhe Meleqi me ata pak xhandare që kish mbeti vetëm përpara armikut. Lufta filloi në befasi dhe si rezultat i saj vriten gjysma e xhandarmëve, kurse Meleqi plagoset. Me gjithë

këshillat e Muço Kapinovës që të kthehej në Tiranë në kalë, ai nuk dëgjoi të kthehej, qëndroi në vend deri sa mbërrinë njerëzit e Elezit, midis të cilëve Azis Pilafi.

Ky i mori pushkën, unazën e gishtit dhe të plagosur e vrau me një plumb kokës. Azis Pilafi më vonë u arrestua prej kapiten Riza Cerovës, komandant i xhandarmërisë së qarkut të Dibrës, dhe zhduket misteriozisht.

Më 8 mars 1922 pararojet e Elezit kishin arrirë në lagjet e jashtme të Tiranës, nga ana e veri-perëndimit. Zogu, me ato pak fuqi që dispononte qeveria ndërkohë, po mundohej të merrte masat e rastit për mbrojtjen e kryeqytetit.

Kurse qeveria bashkë me deputetët u mblodh në kryeministri dhe vendosi të largohej në Elbasan, mbasi Tirana po bëhej fushë lufte. Kështu, që të nesërmen herët, më 9 mars 1922, qeveria, përveç Spiro Kolekës, ministër i Punëve Botore, bashkë me deputetët dhe shumë intelektualë dhe funksionarë u nisën për në Elbasan.

Qeveria me telefon thirri fuqitë ushtarake nga Zerqani e nga Kruja dhe vullnetarët nga Elbasani. Dy ditë mbas hyrjes së Elezit në Tiranë lëvizi kundra qeverisë dhe Hamit bej Toptani.

Mbas ndërmjetësimit të ministrit anglez Eyres me të marrun vesh sesa e rënduar u bë situata me ndërhyrjen e Hamit beut, i paqësoi dibranët me Ahmet Zogun që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit.

Do të çuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e Marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetë i habitur se si ranë dakort këto dy burra, njani 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Në prill 1922 gjykata ushtarake e dënon me vdekje. Udhëheq Lëvizjen e Marsit dhe falanga e tij me malësorë, e kalitur në qindra beteja, pas luftimeve të ashpra, hyn triumfalisht në Tiranë:

Meleq Frashni, mor budallë,

Mos u dil para Reç-e-Dardhë!

Reç-e-Dardhë mos u dil para,

Çe nand vjet luftojnë me krala!

Ai ishte mik për kokë me atë që luftonte për liri e drejtësi, për nder të vatanit e jo me ata që binin në prehër të dushmanit. Këtë qëndrim mbajti tërë jetën. Nuk u pajtua as me Zogun. Në

Lëvizjen e Marsit, që ndonjë historian i mefshtë e dritëshkurtër, nga ata që kujtojnë se historia është petull me ujë të ftohtë ose një tufë tjetër politikanësh që nuk shikojnë më larg

se hija e trupit të tyre, këtë Lëvizje, që ndërmorën forcat më demokratike të kohës, duan ta

quajnë një grusht shteti. Elez Isufi hyri në Tiranë vetëm me 500 burra dibranë, as për pushtet e as për lavdi dhe i struku në qylarët e qelbura pushtetarët faqezinj të kombit.

Këtë e bëri që t’i siguronte popullit zgjedhje demokratike, atë gjë që i ishte premtuar sa e sa herë se do ta bënte Asambleja e përgjithshme, “e të caktohet fati i popullit të ngratë”, si shkruan në kujtimet e tij Ismail Strazimiri. Lëvizja e Marsit dhe revolucioni i Qershorit,

sidomos, fundi i tij, qe shumë zhgënjyes për Plakun e nderuar., sidomos ndaj një pjese të parisë dibrane e asaj kombëtare që i patën dhënë besën dhe e tradhtuan, bile i mbushën

pushkën dorës tinëzare dhe vranë më 16 dhjetor 1924 nipin e tij e bashkëluftëtarin e trim Sufë Xhelilin dhe plagosën për vdekje Elez Isufin që do të ndrronte jetë dy javë më vonë më 30 dhjetor 1924.

Vdekja e tij e kobshme u kthye në një mort për mbarë popullin e Dibrës e të Lumës dhe tërë miqve të shumtë që kishte në mbarë vendin. Vdekja e tij qe kaq madhështore sa e shpreh fare qartë dhe kjo antitezë e fuqishme që hyri në mes dy kampeve: njërit që mbante zi e qante e tjetrit që pinte raki e këndonte.

Në Sllovë ku Mide Doda vajtonte kreshnikun e maleve: Elez Isufi, vllau jem, o vlla, O yll i karvanit, vllau jem, o vlla, Kreu i mejdanit, vllau jem o vlla! …diku në Dibër të Madhe ushtarët

sërbë ia kishin shtruar me raki e meze dhe kërcenin e këndonin duke kujtuar të kaluarën: Kush don ta njohë se ç‘është tmerri Le t’i bjerë në këmbë Kaushit të Elezit! Ah, moj nënë

atje, Dhe bari i njomë digjet nën këmbë… (Koj sakat do videt teshki gubitak Nekai zverzhi uder protif Eleza Kaush, Moja majka i suve trava Je goreno pad moje mogi). Vrasjen e Elez Isufit dhe veprën e tij populli do ta përjetësonte në dhjetëra këngë dhe koha do ta qëndiste

në kornizën e portretit të tij sintezën e mendimit lapidar: ”Punova për Komb e Atdhe” Populli do ta quante Elez-a, megjithëse nuk ishte aga, teprina e parisë dibrane, Plaku i randë i maleve, shqipja e Korabit, e të tjera epitete.

Bazuar në shkrimin e Fatos Dacit, autori i shquar dibran, publicisti, shkrimtari dhe historiani

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...