VIDEO/ Heroi i ditës, u fut në ujrat e rrëmbyeshëm të Kirit për të shpëtuar dy fëmijë

Fran Vatgjoka, 62 vjeç mund të quhet pa frikë heroi i ditës. Ai nuk e kurseu jetën e tij, për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin në ujërat e rrëmbyer të lumit Kir në Shkodër. Nga spitali ku gjendet i shtruar, Vatgjoka ka rrëfyer ngjarjen.

“Unë isha në shtëpi, më njoftuan në telefon ca njerëz të afërm dhe thanë “na kanë mbetur fëmijët në ujë”. Arrita të shkoj. U futa me not për të shkuar tek fëmijët. Ishin bllokuar në ujë. Fëmijët kishin mbetur në ujë prej orës 15:00 (e mërkurë).

Unë kam qëndruar dy orë në ujë në përpjekje për ti nxjerr. Ishte rrezik i madh”.

Dy fëmijët e moshës 14 vjeç, kishin mbetur të bllokuar poshtë Urës së Bardhajve. Banorët thonë se kalojnë vetëm në verë përmes lumit për të shkuar më shpejt në qytetin e Shkodrës.

Ndërsa fëmijët kanë tentuar ta kalojnë lumin dje, kur prurjet kanë qenë të shumta, ndaj mbeten për disa orë të bllokuar.

Pas Fran Vatgjokës që hyri i pari për ti shpëtuar, kanë ndërhyrë Forcat Speciale të Policisë së Shkodrës që arritën ti nxjerrin të gjithë shëndosh e mirë.

Ata po trajtohen në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...