Humbja në Kukës dhe zemërimi me arbitrimin, padyshim që kanë marrë vëmendjen e duhur në kampin shkodran.

Shumëkush mendoi se kjo

Vllaznia ishte shumë e vështirë për t’u thyer, por realiteti i djeshëm tregoi tjetër.

Humbjet mund të vijnë dhe në mënyra të tjera. Prandaj dhe objektivi për të qëndruar në Superligë sivjet, duket sa afër edhe larg për kuqeblutë.

Megjithatë, një ish- futbollist dhe ish- trajner i tyre, Edi Martini, është i bindur se skuadra do ia dalë edhe këtë herë.

“Vllaznia e rrezikuar është por unë shpresoj

dhe mendoj se do ta ketë më të lehtë se viti tjetër që lamë sigurimin e mbijetesës në javën e fundit.

Pavarësisht humbjes me Kukësin, besoj se Vllaznia ka për t’ia dalë. Ka për të qenë në garë deri në fund përveçse me Teutën edhe me Kamzën besoj unë.

Duke luajtur siç ka luajtur në ndeshjet e fundit, skuadra shkodrane do të arrijë edhe këtë herë të mbijetojë”- shprehet ai.

Kritikat e

Martinit shpeshherë kanë qenë prezente edhe në media për problemet që ka kaluar kjo skuadër.

Por vetë ai, tashmë mendon se në rradhët e saj kanë ndodhur ndryshime për mirë të cilat do të reflektohen edhe në rezultate.

Prandaj, duke folur për ndryshimet tek kuqeblutë pas

janarit, ai shprehet: “Janë marrë futbollistë cilësorë, disa prej tyre sidomos dhe ata kanë sjellë eksperiencë në skuadër.

Këtu e kam fjalën për Sukajn e Vucajn por edhe për Malotën, madje edhe për Berishën sepse në fakt më pëlqejnë të dy këta mbrojtës.

Ata i kanë dhënë tjetër personalitet Vllaznisë. Kuptohet se është e vështirë që këta katër lojtarët e ardhur në janar, të sillnin ndryshimin qind për qind të ekipit sepse

duan edhe ata kohën e tyre.

Mendoj se Vllaznia është më mirë se në fazën e parë por ka prapë për të bërë. Skuadra nuk mund të krahasohet me ato të vendeve të para

por është në të njëjtin nivel me ato të cilat janë pranë saj në renditje.

Dhe në ndeshjet e mbetura duhet të tregojë karakter për të arritur objektivin që ka”.

© shkodrasport.com