“Nuk ishte vetëm çështje e Vucajt, por në kompleks.

Kishin tri mungesa sot, nga maja e skuadrës deri te mbrojtja.

Ndaj Kukësit, ekipit kampion në fuqi, vështirësia është më e madhe.

Tensioni i mbijetesës që kemi ne nuk të lejon të bësh atë që dëshiron në fushë. Rasti i penalltisë për Sukajn? Nuk ka koment.

Për këtë rast mund të ketë koment vetëm gjyqtari. Në rastin konkret është sikur dikush të fut dorën në xhep e të vjedh.

Sot kryesori Hamiti vodhi mundin dhe djersën e lojtarëve të Vllaznisë. Me atë penallti mund të ishim barazuar. Klubi duhet të merret me këtë punë,

Sepse unë jam trajner. Kukësi është i njëjti me arbitrat, si sezonin e kaluar, por unë kam ndryshuar “llogore”?

Në sezonin e kaluar ishim në vendin e parë dhe nuk besoj se kemi pasur kësi rastesh në favor. Flasim për sot, kur kjo penallti hapte lojën, po të jepej.

Ne bëmë gabime sot dhe mbyllja e ndeshjes, goli i dytë, ishte përsëri për fajin tonë, sepse u hodhëm në sulm dhe lamë hapësira mbas.

Rasti i golit të Shametit?

Unë aplikoj mbrojtjen mikse. Pikat kyçe të skuadrës kundërshtare i markoj edhe një për një.

Shameti rrëshqiti dhe shënoi. Ne e dimë cili është Shameti në lojën në ajër.

Pse Cinari në stol? Ai kishte shumë minuta në këmbë dhe ngarkesë fizike, prandaj futëm Kalanë dhe Ribajn.

Fusha në Kukës është e tillë, që ka ngarkesat e veta fizike. Kartoni i Sukajt? Synimi kryesor ishte që të ishim të qetë.

Duhej të mendonim për ndeshjen e radhës në fushën tonë. Në shtëpi nuk kemi luks të humbasim. Xhevo bëri faull teknik ndaj portierit. Janë gjëra që ndodhin në futboll”.