Shkodra nuk ‘po teret’, 130 shtëpi raportohen nën ujë

Uji, kjo është fjala që është përdorur më fort në Veriperëndimin e Shqipërisë përgjatë tre javëve të fundit. Në një përditësim të Ministrisë së Mbrojtjes, në lidhje me përmbytjet që

kanë prekur qarkun e Shkodrës për pasojë të reshejve të shumta të shiut, njoftohet se 130 banesa janë të rrethuara nga uji.

Në total deri më tani sipërfaqja e tokës së përmbytur në Shkodër arrin deri rreth 2400 ha.

Por, situata në gjithë qarkun është si më poshtë:

Bashkia Vau-Dejës.

Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Dajç: Ka pasur rreth 780 ha tokë të përmbytur.

Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit në fshatin Shirq janë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur mbi 1200 ha tokë të përmbytur:

fshati Muriqan 420 ha;

fshati Oblikë 580 ha;

fshati Obot 200 ha.

Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka përmes angazhimit të FA.

Njësia Administrative Guri i Zi: konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Gjithsej në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 130 banesa prej të cilave:

70 banesa në fshatin Obot;

15 banesa në fshatin Gorricë;

15 banesa në fshatin Shirq;

15 banesa në fshatin Mushan;

15 banesa në lagjen Livadhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...