Në vijim të aksionit të nisur dje në Lezhë, finalizuar me prangosjen e kreut të bashkisë, 7 zyrtarëve dhe me fletë arreste për 23 të tjerë, policia ka nisur aksion në disa qytetet të vendit.

“News 24” bën me dije se aksioni është zhvilluar në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër, Korçë. Thuhet se mes të ndaluarve edhe disa zyrtarë e punonjës policie,

por nuk ka ende asgjë zyrtare, as për numër dhe as emra për të ndaluarit.

Policia raportohet të jetë vënë në aksion për goditjen e disa grupeve të strukturuara kriminale.