Si u vra Ded Gjo’ Luli në Mirdite

FRAGMENTE NGA VRASJA E DED GJON LULIT

…lidhja e tij me Mirditen, kapidanin dhe Abat Prend Docin

ZEF PERGEGA

Ende pa u përfunduar fjalori, nga Shkodra me 1908 i kumtohej Vjenës: “Sado e rëndësishsme të jetë kjo punë për përparimin e gjuhës shqipe, nga ana tjetër ne nuk duhet të lejojmë pa e parë se ajo do të këtë si rrjedhim një përkrahje të metejshme të gjuhës italiane

në Shqipëri. Shoqëria gjuhësore “Bashkimi” e mbaroi fjalorin. Eshtë një vellim me 538 faqe, shkruar me alfabetin e “Bashkimit”që do të thotë, dy shkronjësh, i cili merr si bazë dialektin e Shkodrës më shumë theksime mirditore”

Abati i Mirditës Prend Doçi i shkruante dhe i botonte librat në Vjenë me këtë fjalor me gërma latine dhe kur i sillte në Shqipëri u griste fletën e parë për ti shpetuar përndjekjës nga autoritetet turke. Për këtë fjalor shqip-italisht, të hartuar nga Abati Doçi, Faik Konica i shkruan

At Shtjefen Gjeçovit. “Mundësisht ti jepet zë imzot Prend Doçit se puna vete shumë mirë. Megjithë kundërshtimet e paarsyeshme, shoqëria që themeloi Abati me bashkëpunëtoret e tij do të zërë vendin e parë në listën e bashkimit të gjuhës e kombësisë shqipe!”

Aktiviteti letrar i Abatit të Mirditës është përfshirë në Enciklopedinë turke, shteti pushtues 550 vjeçar, që këtë meshtar e burgosi.

NUK SHUHET FLAKA E LIRISE

Abat Prend Doçi ishte një nga udhëheqësit e kryengitjeve mirditore kundra Portës së Lartë. Autoritet turke ishin shprehur që Abat Doçi mund të shkonte në Romë, por të mos kthehej më kurrë në Shqipëri, për shkak të aktivitetit të tij letrar dhe atdhetar. Kështu Prend Doçi

largohet nga Shqipëria nepërmjet viseve të Malësisë Madhe, për të kaluar në Mal të Zi e pataj në Romë e në kryeqytetet perëndimore, për të realizuar planet e tij, si një prift mendje hollë dhe patriot i flaktë, pasi ishte përzier në trubullirat e Mirditës

Pasi mbërriti në derën e parë të fisit të Hotit, trokiti në derën bujare të Ded Gjo’ lulit. Atë natë Deda thirri besnikët më të afërt në trimeri e besë të tij. Asnjë nuk fjeti, e kuvendi erdhi e u ndez, siç përflakën kullat nga gjuhët e flakëve të lisit në votër. Kulla e Ded Gjo’lulit nuk kishte patur mik më të mirë mirditor dhe prift me të ditur së Abati i Mirditës Prend Doçi. Deda me

azganet e tij paraqiten gjithë zonën e kufirit, përqendrimin e forcave turke dhe malazeze dhe mundësinë e gjetjës së një shtegu për ta përcjellë të sigurtë Prend Doçin deri në portin e Ulqinit.

Heret në agim Ded Gjo’luli bëhet gati për rrugë dhe ndoshta edhe për përpjekje me armë. Kështu edhe njëherë kontrollojnë armët dhe municionin. Deda shkon tek arka e tij dhe prej

andej nxjerr një kostum kombëtar të malësorit, bashkë me xhamadanin, një revole dhe disa fishekë dhe i thotë Abatit se është më mirë dhe me sigurtë për jetën që Prend Doçi të lente velladonin, librin e shënjtë dhe uratët në shtëpinë e Dedës dhe ai të udhëtonte me ta si një malësor i zakonshëm. Kur Deda u sigurue se jeta e Abatit nuk përbënte rrezik se kishte

kaluar kufirin shqiptar, Abati Doçi duke i shtërnguar dorën dhe përpjekur kokat vëllazërore e burrërore, i ka thënë Ded Gjo’Lulit:

“Mos harroni se në këto male as nuk është shuar as nuk do të shuhet kurrë për jetë flaka e lirisë dhe nuk do të shqimbët besa e shqiptarit. Ai gjak që ka valuar në dejet e atij burri të varrosur në Lezhë nuk është bërë ujë. E përderisa rron emri i Gjergj Kastriotit, që dëgjohet shpesh në këto male rron e ka për të jetuar Shqipëria. Unë për vete si bir i këtyre maleve

edhe pse po tres larg tharmit të truallit tim arbëror, mendja do të më punojë veç për këto troje e zemra ka më më rrah veç për Shqipërinë. Ne po ndahemi, por e kam besimin se shpejt kemi me u pa dhe nuk po të them o Ded trimi lamtumitrë por mirë u pafshim!”

Deda u hodhi një veshtim maleve dhe i pa një për një në sy trimat e tij si për tu marrë pelqimin për besën që do të jepte. I shtiu dorën Abatit mirditor, ia mbajti fort dhe pasi u falen

sipas zakonit i tha: “Ma para se të ndahemi po ju tham dy fjalë imzot Doçi vella. Pa dalë faret Hoti e gjithë Malësia e Madhe pushka e shqiptarit nuk ka me pushue në këto anë pa e ba Shqipninë të lirë e zojë me vete në katër Vilajete. Dalsh faqëbardhë dhe Zoti e ndihmoftë misionin tënd!”

RREFIMET E PREK GRUDES

Një ditë në Detroit, krejt rastësisht, me disa gazeta dhe botime të vjetra nga nacionalizmi shqiptar me bie në dorë një letër e shkruar nga Prek Gruda në Florida me 3 prill 1999. E lëxova me vëmendje pasi ai jepte versionin e tij mbi tri momente të jetës së heroit të popullit Ded Gjo’ lulit. Ja çfarë shkruan ai fjalë për fjalë:

“Ded Gjo’ luli është një burrë malësor. Me burrëri e karakter, zemër përveluar për atdhe dhe me këto ndjenja i rriti të tre djemtë e tij. Një ditë Deda ra në Shkodër për tregti. Frati i Brigjeve të Hotit i jep një letër për P. Pal Dodën në Kuvend të Fretneve. Deda ishte i njohur me freten dhe me njëherë ato e ftojnë mbrënda ku ishin edhe meshtar të tjerë. Ndërkohë

Padër Pashko Bardhi po lëxonte një gazetë të huaj. Deda pa të keq i drejtohet P. Palit dhe i thotë së zotnisë po i dhimkan sytë. Jo, Dedë, i thotë P. Pali, por para tij e lëxova edhe unë atë gazetë dhe m’u mbushën sytë me lot se i ligu i Bosforit është dobësuar dhe serbo greket

kanë me e përla Shqiprinë. Deda trishtohet nga këto fjalë e bof në kamë dhe e pyet meshtarin “Ç’ka dom më thanë i ligu i Bosforit?!” Meshtaret ia shpjegojnë se është Perandoria Turke dhe se duhet me luftue për më e mbrojt vendin e më fitue lirinë. Deda ju jep besën se sa të mbërrijë në Hot ka me fillue luftën. Dhe ashtu ndodhi e filloi luftën me tre djem dhe kushurinjt. Mark Gjeloshi Gojçaj, antari i çetës ishte 16-vjeçar. Kam bisedue me te disa

herë dhe ai me ka diftue si u kanë ra turqeve befas në postën e Rapshës se Hotit. Si ua kanë marrë armët…

Pika e dytë ndoshta ma e rëndësishmja në jetëshkrimin e Ded Gjo’ lulit, të cilin deri me tash nuk e përmend askush. Deda dhe Kol Zefi i Grudës shkojnë tek Knjaz Nikolla në Cetinë. Jo

njëherë, por disa herë kam pas rastin me e dëgjue Kol Zefin ka difton: “Ishim në lufte me Turki e kishim nëvojë për armë, strehim e çdo gja tjetër. Shkuem të Sokol Baci në Nikshiq e i diftuem qëllimin tonë. Ai urdhëroi sekretarin me na shkrue një letër për Knjazin dhe u nisëm

për në Cetinë, ku mbërritem në bramje. Mark Culi i Trieshit na çeli derën. Mbas disa kohe erdhi Knjazi me krahë të hapur duke theksuar në gjuhën shqipe: “Mirë se ju pruni Zoti bijtë e mi! Deda ka ik prapa disa hapa duke thenë:

“Kurrë mos e pastë than Zoti më të mësye për babë, as për vëlla, por për mik të afermt!” Unë rashë në krahët e tij, thotë Kola, dhe me dha gradën major e një fishek me napolona të verdhë, kurse Dedën e qiti jashtë dhe e përcuell me dy gjandarë deri në Kotorr që e zotnonte Austria.

Pika e tretë ende pezull dhe e pasqarueme është vrasja e tij nga serbet e bashibozuket e Esat Pashë Toptanit. Kjo leu e gabuar me djallëzi të E. Hoxhës dhe erdh e u bë e bësuar edhe nga historiani i Mirditës P. Doçi që mendon së është vrarë me kurdisje të Gjon Markagjonit.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Pikësepari në Orosh në shtator të vitit 1915 nuk ka qenë kërkush nga mashkujt e familjës së Gjonmarkut, kur është vrarë Deda.

Gruda rrefen: “ Me 1930 kam shkuar në Orosh në shkollë e në Konviktit e Mirditës. Atëherë isha 18 vjeç mjaft me interesim me ditë e me kuptue. E shoqja e Preng Marka Prengës që ishte bajraktari i Oroshit dhe kryebajraktari i Mirditës me ka thënë:

“Erdhi Ded Gjo’luli fillikat në shtëpinë tonë dhe me tha se don me shkue të Sali Mani në Krasniqe dhe me lypi njerëz me e përcjellë. Banda e Esat Pashë Toptanit e diktoi dhe e arrestoi dhe më vonë morëm vesh që i masakruan të gjithë bashkë me Deden dhe i qitën në Shpellë të Akullit mbas Shkambit të Qërshisë të Oroshit…

Shtatë burrat mirditor që u vranë për Ded Gjo Lulin, të caktuar nga bajraktari i Oroshit ta shoqëronin deri në Krasniqe kanë qenë: Mark Llesh Doda, Ndue Kol Pjetri, Zef Ndue Gjoka, Preng Cup Deda, Preng Gjok Skana, Preng Marlura e Llesh Deda. Serbët arrestuan edhe 70 mirditor të tjerë, bashkë me të birin e Ded Gjo” ulit, Kolën dhe i intërrnuan në Itali!”

Sipas te dhenave gojore te disa malesoreve dhe mirditoreve me Ded Gjo’lulin kane qene edhe 12 burra te tjere malesore qe e shoqeronin legjenden e flamurit tone kombetar. Po jeta e tyre dhe emrat?! Enigme dhe heshtje!

Në festën e përkujtimit te 100 vjetorit të Kryengritjës së Malësisë Madhe të organizuar në Kishen e Shën Palit në Detroit, një burrë i moshuar dhe me kujtesë të freskët, Fran Lulgjuraj, në moshë 78 vjeçare me ka treguar:

“Në vitin 1980 kam takuar në Podgoricë në shtëpinë e tij në rrethina miditorin e zgjuar Frrok Bisaku. Malësoret dhe kosovarët e merrnin Frrokun kur kishin prombleme gjaku dhe ngatërresa, të cilat ai i zgjidhte si njohës i thellë i Kanunit. Sipas tij 11 herë janë ndryshuar

ligjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ai me ka thenë se Ded Gjo’ lulin e ka parë të shtrirë përdhe të vrarë. Ishte vetëm trupi i tij pa jetë. Ia kishin marrë çakshirët, armët dhe e kishin lënë me mbathje të gjata, me çorape e këmishë të bardhë…”

MALCORET U BIJNE TURVET

Gjergj Fishta

“ Ishte nata e Nuncjatës 24 Mars 1911, e natën nëpër terr nji çetë tetmdhetë vetesh, shtatë me armë e njimdhetë pa armë, rrugë pa rrugë, bite Qafës Bukoviqit, drejt ka Rrapsha, ku gjindej nji ndër blochaus, qi Bedri Pasha kishte ngref kah Malcija. Tue shkue malit e tue

bisedue të vogel njani me tjetrin, po zën e thotë Kol Marash Vata, qi u kishte pri:

“Me nimë të Zotit, burra, na i herë sande po i bijmë kaushës se asqerit e… të dalë ku të dalë. Për në kjoftë se na ec falli mbarë, po i marrim njato tridhet mauzerre të turkut e masandej po ia çojmë puçë Bedri Pashës e po ia lajmë të dhetat me kokrra plumash. Por në kjoftë

thanë prej zotit me mbetë, prap mirë se mirë, mos tjetër, s’kemi me pa dhunitë e barbaritë, qi Xhemleti don me na ba mbi Malci. Ma mirë dekë si burrat, së gjallë e më marre”

Kështu tha Kol Marashi dhe çeta iu avit blochausit të ushtarëve të Turkisë. Aty xunë vend, e masi u shtërnguen me armë ia nisën pushkën ushtarëve, shtatë malcorë e tridhet ushtar. Ushtarët mrenda e malcoret jashtë. Krisi pushka sa krisi e qatje vonë xu me i lshue zemra

ushtarët edhe u ranë ndore malcorëve. Malcorët u muarne armët, e ushtarët i lshuan me shkue ka deshtën. Nuk ishin Sllav me pre robt e nxanun. Malcorët atëherë në fillim mësyen kaushën e Çemerrit dhe e pushtuen pa pushkë të shtime.

Gruda në tjetrën anë, tue luftue si kulshedra me dragoj, kishte marrë kaushet e Pikalës e të Shtegut te Selishtit, të Bokrrines e kur u err dita e 25 Marcit, Kol Mirashi e Gjon Pllumi me

shokë të vet u kishin marrë ushtarëve të Turkis 86 mauzerre. Atëbotë iu qit kushtrimi Malcisë, e mësyen e morën Tuzin e filluen me u shtërngue për më i ra Shkodrës.

Mjaf ka kenë prej anet të malcorëve me mujt me e mendue!”

Pader Gjergj Fishta i ka përshkrue fazat e ndyshme të kësaj kryengritje në “Hyllin e Drites” 1914 me një varg artikujsh me titull “Lot Gjaku” ne “Mrizin e Zanave” e “Lahutën e Malcisë” duke e përjetësuar trimin e malsorëve Ded Gjo’lulin

Edhe pas gritjës së flamurit në Deçiq me 6 prill 1911Ded Gjo’luli nuk e ndali luftën. Me 16 prill 1914 dymbëdhjetë batalione malazeze mësyjnë natën Malsinë dhe bëjnë masakra në Hot e

Grudë. Flakë kallën fahatrat bagëtia e pasuria. 575 shtëpi bëhen të pabanueshme dhe malsorët lëshojnë vendin. Ded Gjo’luli bashkë me dy krenë nga paria e Shkodrës i kërkon ndihmë qeverisë së Durrësit….Mbi armikun krisi pushka!

ISHIM KALAMA….

Ernest Koliqi

“Ishim kalama me 1911. Nuk e harroj kurrë mbramjen e kuqe, në të cilën pash prej qytetit të huaj ku ndodhësha aso kohe tue u nisur dyqind burra dosido të armatosur kah malet e afërme, ku vlonte pushka. I shikova në fytyrë nji e nga nji në kalim. Kishte nëpërmjet tyre djelmosha në versën ma të bleruar, kishte pleq të molisur nga vitet e shumta. Ecshin pa folë

nëpër nji fushë të gjanë. Edhe unë eca me ta në heshtje, nji copë rrugë. Mandej u ndala, pse po behej tepër vonë e drojshëm në qortimet e babës. E ata u zhduken të përpimë nga hijet e natës. Pyeta se ku shkojnë!? Dikush me kallxoi: “Me luftue për Shqipni”

Shqipni!…Emen u çuditshëm dhe i ri. Vonë në atë natë më mori gjjumi. Mendimet qi me

sillëshin nëpër tru ishin ma të medhaja se mosha ime. Kur u zgjova në mëngjez edhe dola në dritare me shikue kah Deçiqi vura re menjiherë se pushka mbi ato male kërciste me rrëptësi të shtuar. Dyqind burra të heshtur kishin mbërritur atje.

Prap në mbremje dola në fushë, i nxitur ma tepër se kureshtja feminore nga një epsh i fshehtë i shpirtit. E pashë disa prej atyne, qi një ditë më parë u nisën të fortë e të shëndetshëm, tue u kthye të mbajtun në vig prej shokëve. Disa të varruem e disa të dekun. Nanat, nuset, bijat qi banojshin në vobëktsinë ma të egër nëpër shpella plot lagështinë të nji

lumthi rrjedhës në atë fushë, i pritshin me lot të heshtun pa vaj me denesë. Vetëm ndonji plak fliste e thoshte “Per hajr!”

Deshta me dijtun ma tepër e pyeta gjithkënd. Me kallxuen historinë e Skenderbeut.Vetëm atëherë mendja ime e njomë e kuptoi nëpër te, në mënyrë të avullueshme, bukurinë që e rrethonte vdekjen e atyre fatosave te papërmendun…!” Në atë kohë Ernest Koliqi fëmijë

9-vjeç ishte larguar nga Shkodra. Babai i tij si shumë tregtar ishte vendosur në Podgoricë. Një numër i konsideruar të tregtarëve shkodranë, të gjithë katolik, morën pjesë në Komitetin e Ndihmës me kryetar Sokol Bacin për kryengitjen e Malsisë Madhe.

“Kalxon Mark Kakarriqi që paska qëllue nji përiudhe që luftetarët e lirisë kishin mbetë pa bukë. Ardh në Podgoricë Kola, djali i madh i Ded Gjo’lulit e diftue Markut gjëndjen. Ky i ka çue tek Shan Koliqi (babai i Ernestit) qi shkruan një biletë ku urdhnon të merrën 100 thasë miell e të dërgohen në furrën e caktueme për bukën e malcorëve në luftë kundra turkut…!”

Pirro Prifti: “….Me 6 prill 1912, ditën e djelë, pranë kishës së Traboinit në Hot, Kol Ded Gjoni me urdhrin e të atit Ded Gjo Lulit, shpalosi flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena.

Populli brohoriti dhe u qëllua me batare pushkësh për këtë eveniment të rrallë. Në betejën e 29 gushtit 1912 u vra i biri i Ded Gj Lulit, Gjergji 22 vjeç. Ded Gjo Luli nuk u paraqit në 28

Nëntor 1912, ditën e shpalljen e Pavarësisë. Si delegat nga Shkodra ishte paraqitur vetëm Luigj Gurakuqi. Shkaqet e mosparaqitjes nuk dihen, por dihet se Memorandumi i Gerçes ishte deklarata më e fortë e bërë ndonjëherë nga shqiptarët para shpalljes së pavarësisë dhe ngritja e flamurit në Deçiq,1 vit para ngritjes së Flamurit në Vlorë tregon për rëndësinë dhe

trimërinë e këtij Heroi të Popullit. Ndoshta, vrasja e djalit Gjergj më 29 gusht e pengoi udhëtimin e tij për në Vlorë për shkak të zisë. Megjithatë, pjesëmarrja e vetëm një shkodrani si Luigj Gurakuqi në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë, dhe zhgënjimi që trojet shqiptare të Hotit dhe të Grudës nuk ishin pjesë e shtetit të ri shqiptar, mund të ishin faktorë të mospjesëmarrjes.

Pas tre vjetësh do të vritej vetë Ded Gjo Luli 75 vjeçar, në 24 shtator 1915 në Sheshëz afër Oroshit, nga një pritë e bërë nga malazezët e serbët. Ai, edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëroi vetë Nora, reja e tij, që ai e thirrte me përkëdheli “Djali ma i mirë i babës”, që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vend të prijësve, i doli përpara kapiteni serb Gjura, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin : -“ … paskemi mbarue!”

Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me shtatë mirditorët (1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3. Zef Ndue Gjoka, 4. Preng Qup Deda, 5. Preng Gjok Skana, 6. Bib Marlula dhe 7. Llesh Deda), nuk e lëshoi veten dhe dha jetën në Sheshëz t’Oroshit në Mal të Shejt, e atje në grykë të shpellës së Akullit, që është 15 metra e thellë në tokë

Eshtrat e Ded Gjo Lulit, françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba nji monument. Nga ana e saj, Shkodra e nderoi vetëmohimin e familjes Gjo’ Luli. Në maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora, u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ato të Kolës dhe u sollën në Shkodër.

Ndërkohë në Shkodër qe formuar dhe “Komiteti Dedë Gjo’ Luli”, që do t’i ngrinte një monument këtij patrioti të shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkë me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anëtar nderi të komitetit, shkruante:

“…due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa të tjera që janë marrë, me i ngritun një monument edhe kreshnikut tonë me famë botërore Skënderbeut e malcorit të madh Dedë Gjo’ Luli…”

Patrioti tjetër i shquar, Avni Rustemi, do të shkruante që nga Roma: “Gëzohem që u muar inisiativa për t’i ngrehur një monument Burrit pa frikë e pa njollë të malësive tona, që kështu të jehojë emri i të ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni emëruar si pjesëtar nderi!”

Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për luftëtarin e madh:

“Sot pa farë dyshimi mund të thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e ka kuptue rëndësine e veprave patriotike… që trupat e fatosave martirë të shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben nën dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë Gjo’ Lulit, i cili nuk

triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojnë edhe krepat e thepishme të maleve tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë kombëtare” Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923

Ded Gjo Luli, lindur 1840 është dekoruar si Hero i Popullit dhe është i 24 në listën e Heronjve të Popullit nga 159 Heronj të Popullit dhënë nga Kuvendi Popullor!”

Mr.sc. Ndue Oroshi“…. Këto të pavërteta rreth vrasjes së Ded Gjon Lulit historiografia e kuqe

komuniste i ka bërë me qëllim për t’ja humbur vlerën kombëtare familjes princore të Kapidan Gjon Marka Gjonit për tri arsye:
1. Që të gjuhet sa më tepër gurë e dru mbi familjen atdhetare të Kapidan Gjon Marka Gjonit që për pesqindë vjetë e udhëhoqi Mirditen në luftë kundër PerendorisëOsmane.
2. Që me të gjitha metodat të shkatërrohet kjo familje atdhetare, pasiqë dy djemt e Kapidan

Gjon Marka Gjonit, Kapidan dr Mark Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku e kishin udhëhequr me plot sukses luftën antikomuniste jo vetëm në Mirditë por në mbarë Shqipërinë

Etnike derisa ranë heroikisht.
3. Për të mbjellë urrejtje në mes të dy krahinave heroike Shqiptare Mirditës dhe Malësisë krahina të cilat gjithmonë bashkëpunuan me njëra tjetrën për të mirën e kombit shqiptar, për këtë flet edhe fakti që trimi i Malësisë Ded Gjon Luli nuk i kishte rënë në dorë Knjaz Nikollës së Malit të Zi pas përfundimit të kryengritjes së Malësisë por kishte gjetë strehim dhe mikpritje pikërisht në Mirditën kreshnike. Në Mirditën e cila në mbrojtje të Ded Gjon Lulit dha shtatë djemë më të mirë të saj…

Mirdita dhe Mirditorët nuk e lanë vetëm Ded Gjon Lulin. As nuk e lanë në përcjellje të grave por ia dhanë me vete shtatë djem Mirditorë të cilët u sakrifikuanë në moshën më të re për nderë, besë e burrni dhe për mos ta prerë asnjëherë mikun në besë, se, kjo ka qenë traditë e

Mirditoritë nëpër shekuj. Ded Gjon Luli është vrarë nga dora e kriminelit serb Kapetan Gjura.

E vërteta historike e vrasjes së këtij vigani të Malsësisë dhe mbarë Shqiptarisë është kështu: Serbët pas hyrjes në Mirditë filluan akte violence dhe terrori. Plaqkitën dhe dogjën Abacinë e Oroshit dhe vilën e Monsinjor Doqit, në maje të Malit të Shëlbuemit në Malin e Shejtë. Populli i Mirdites filloi me jetue nën Terror. Tue pa këto akte terrorizmi Ded Gjo Luli kujtonte se, mund t’i bindte serbët që mos të terrorizojnë popullin dhe pa e pyet askënd, vendosë me shkue në komandën e ushtrisë serbe, me i thanë komandantit ta ndalonte dorën. Megjithë këshillat e

këshillit të te parëve që mos të shkonte atje, se shkau është i pabësë, ai vendosi me shkue. Tu mos mundë me bindë me hjekë dorë prej atij qëndrimi, Mirditasit ia dhanë shtatë burra për ta shoqërue, dhe emrat e të cilëve janë këta: 1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3.Zef Ndue Gjoka, 4.Preng Qup Deda, 5.Preng Gjok Skana, 6.Bib Marlula, dhe 7.Llesh Deda.
Porsa mbërrijtën në komandën serbe, që ishte vendosun në Abacinë, e pa i lënë shtek të

paraqiste ankesën, i qarmatosin dhe i lidhin, e Ded Gjo Lulin e cojnë në rrafshnaltën që quhet Sheshas, e aty e pushkatojnë, kurse të shtatë burrat i qojnë në Breshten (Pyllin) e Oroshit, në Mal të Shejt, e atje në grykë të shpellës së Akullit, që është 15 metra e thellë në tokë, jua

nxjerrin shpirtin duke i therë me bajoneta, e ashtu të gjallë i hedhin mbrenda ku kanë vdekë të ngrimë!”

Gjergj Hasanaj, i cili eshte vrare ne Detroit, ne librin e tij “Malesori Kendon” i botuar ne Cetine 1971 ne artikullin e tij “Kryengritja e Melesise kundra perandorise Osmane 1907-1912”, ne faqen 242-43 shkruan nder te tjera:

“…me 29 gusht 1910, Ded Gjon Luli me Mehmet Shpendin e Shales, braktisen trollin e vet dhe kaluan ne Mal te Zi ne Triesh. Deda ne fillim qendroi te Gala Smajli Lekocaj ne Bekaj-Triesh e pastaj tek Tome Marku Hasanaj nga Stjepohi-Triesh. Deda te tere jeten e vet e kaloi me peripeci e vuajtje te medha. Me 20 gusht 1912 iu vra i biri i tij Gjergji ne moshen 20-

vjecare. Po ate vit pas pikellimit te djalit Deda gezohet, kur e pau Shqiperine e lire me flamurin kuq e zi nen udheheqjen e Ismail Qemalit. Ky gezim nuk zgjati shume. Ne vitin 1912-13 Esat Pasha vret Hasan Riza Pashen (qe ishte nga Iraku, dhe administrator i

Shkodres I koanduar nga Perandoria Osmane, shenimi im) dhe keshtu ia dorezon Shkodren Malit te Zi. Deda merr udhen per ne Sheshez-Orosh te Mirdites ku nga politika e Esat Pashes pushkatohet ne moshen 75-vjecare. Pas 15 diteve e gjejne trupin e Dedes krejt te masakruar. E varrosen ne Kishen e Oroshit. (Sigurisht ne kishe nuk mund te varroset njeri

pervec prifterinjeve qe kane sherbyer ne kete tempull te Zotit. Por eshte plotesisht e mundur qe kete ta kete bere Abati i Mirdites Prend Doci, ne shenje respekti te larte per kete trim malesor. Abati I kishte paralajmeriar forcat e Esatit dhe ato serbe qe te largoheshin nga

Mirdita. Ata I kishin deklaruar Abatit se ishin ne kalim ne Mirdite dhe shume shpejt, pra brenda pak ditesh do ti leshonin trojet katolike te kesaj zone, shenimi im)

Gjashte mirditas qe kane qene me Deden u theren me bajoneta dhe i leshuan ne shpellen e Akullit ne Mal te Oroshit. Me 1918 vdiq i helmuar edhe djali tjeter i Dedes, Kola. Me 1923 me

perpjekjet qe bejne Narja e bija dhe Norja e reja eshtrat e burrit legjendar te Malesise, Ded Gjon Lulit u barten prej Oroshit dhe nga Vlora ato te Koles dhe u varrosen solemnisht ne Shkoder!”

Eshte e qarte se kjo ceremoni u realizuae me angazimin e Franceskaneve te Shkodres, Abacise se Mirdites dhe disa intelektualeve te kohes ne Shqiperi.

Kolec Traboini ne shkrimin e tij: “Familja e Hotit shuar per atdhe” nder te tjera per vrasjen e ded Gjon Lulit shkruan: “…Forcat serbe kishin pushtuar Oroshin dhe me ta ishin forcat e Esat

Pashë Toptanit, kryetradhtarit të Shqipërisë. Tre emrat që duhen përmendur për masakrën në Sheshëz të Oroshit janë Kapiten Gjura i Serbisë, Sheh Hamdiu dhe Ali Fehmiu, esadistë,

bashkëpunëtorë të pushtuesve. Këta dy të fundit ndërsa morën me vete Kolë Tomën dhe Preng Mark Prengën e të tjerët, Dedë Gjo Lulin ua lanë në dorë serbëve, të cilët e morën të lidhur për në vendkomandën e tyre në Nënshejt, por rrugës e ekzekutuan…!”

Gani Qarri ne reagimin e tij ndaj shkrimit te Ndue Oroshit, ne te cilin nuk i referohet askujt, ose me sakte Pal Docit, ne nje paragraf lexojme: “…Ded Gjon Lulin e shoqeronin pese vete!”

Ndersa Frit Radovani shkruan se Ded Gjon Luli u gjend i rrethuar bashke me Nik Prelocin dhe Kolen, djalin e tij!

Në qershor të këtij viti, 1915-tës, nënshkruhej në Tiranë marrëveshja mes Esat Pashe Toptanit dhe ministrit serb të luftës, Luba Jovanoviç, në kontekstin e këmbënguljes së vazhdueshme serbe për të siguruar me çdo mjet daljen në detin Adriatik duke marrë

Shkodrën, po aq sa njihej edhe vendosmëria e palëkundshme e Dedë Gjo’Lulit “pushkë e ngrehur për mbrojtjen e trojeve shqiptare” për ta dështuar me çdo kusht një objektiv të tillë të serbëve. Per kete ngjarje te rende një rapsod mirditor e ka fiksuar në vargje fundin e kreshnikut të maleve:

Ne bjeshkë të Oroshit na u derdh zani,

Se ç’ban me ne serbjani,

Si ata trimat kanë rrethue,

Me vargonj na i kanë shtrëngue,

Zana e malit t’jam ankue,

Curril gjaku tue u shkue

Mu në Sheshëz burrit të botës,

Pa iu tremb qerpiku i lotës,

Serbi thikën i ngul në krahnuer

Dedë Gjo’ Luli burrë malcuer,

Po i thotë këto fjalë açik:

“Gjaku em të shkojë fli ,

Për me pshtue të shkretën Shqipni.

Ne vitin 1915 Hokman Zari, komondant i forcave ushtarake austriake ne Mirdite ne kujtimet e tij shkruan nder te tjera: “Shqiptareve me ua pre krahun e gjen plot nder, bese e burreri ne te gjen edhe armet e fshehura. Nuk ka qeveri ne bote qe e carmatos plotesisht shqiptarin!”

Ndersa nje officer serb ne vitin 1915 shkruan ne bllokun e kujtimeve te luftes: “Te kalosh Shqiperine ne kembe eshte vuajtja me e rende qe kurdohere keni perjetuar. Luftetaret e

rrufeshem shqiptare na vrane shume ushtare e na moren armet dhe municionin dhe me zor shpetuam koken dhe jemi coptuar e lare me gjak. Ajo qe ndodhi ne Qafe te Malit te Mirdites do te mbahet mend ne historine e Serbise…!”

Shkrimet me karakter historik pa tjeter duhet ti referohen studiuesve qe kane shkruar per kete teme. Eshte nje manipulim se gjoja Ded Gjo’ Lulin e kishte thirrur Kapidani i Mirdites per nje mbledhje. Kur dihet qe kulla e kapidanit te Mirdites ka qene dhe eshte me e madhja ne

qender te Shkodres dhe sarajat e tyre ne kete qytet kane qene gjithmone plot me burra. Madje nuk eshte marre asnje nje vendim nga paria e vendit pa e pyetur kapidanin e Mirdites dhe Abatin Doci me seli ne Shkoder. Po ashtu Abati i Miridtes ka patur qendren ne Shkoder

dhe nje kohe te madhe e ka kaluar me Shoqerine “Bashkimi” dhe me veprimtari fetare, patriotike ne botimin e librave shqip. Kush eshte ulur nga Malesia ka trokitur njehere ne keto

dyer. Si Kapidani ashtu dhe Abati ishin figura me influence jo vetem ne Shkoder, por ne te gjithe Shqiperine. E njejta gje vlen te thuhet edhe per Ded Gjo’lulin, i cili kishte relacione shume te mira me keto dy personalitete dhe nuk ka asnje argumetim apo fakte konkrete se kapidani e donte te vdekur Deden. Pse si kujton mendja e mykur e Pal Docit se Kapidani ishte

aq naiv sa ta eleminonte Deden ne oborrin e shtepise se vet ne Orosh, dhe jo gjetke?! Te vrasesh nje njeri duhet nje arsye e forte dhe jo me kur behet fjale per nje fatos lirie si Ded Gjon Luli qe luftoj pushtuesin turk gje te cilen e kishte bere kapidani i Mirdites per 500 vjet qe nuk i lejoj osmanet te sundonin krahinen duke e ruajtur te pastert katolike me flamurin e tyre shqiponjen dy krenare kuq e zi me diellin ne mes. Pal Doci ka hedhur nje gur ne uje dhe nuk ka dale dot nje bir nane qe ta nxjerre nga llumi. Perseri them se si kujton medja e thartuar ne

urrejtje e Pal Docit se misioni Franceskan, apo vete Abati nese do te kishin prova, sic thuhet per tradhetine e kapidanit, ata nuk do ta demaskonin apo te pakten do te kishin deshmuar diku ne ndonje qoshe reviste, gazete e libri?!

Kam pershtypjen qe te gjithe qe kane shkruar per vrasjen ne Mirdite te Ded Gjo’lulit nuk kane marre mundimin te dalin qofte edhe nje dite ne Orosh per te mbledhur te dhena qe pleqt i

tregojne ne oda burrash. Madje kete pershtypje e kam edhe per autorin e librit mbi Ded Gjo’lulin te shkruar ne komunizem nga Pal Doci. Ky autor ka nje lidhje te ngushte me familjen

e kapidanit te Mirdites dhe po aq e thelle eshte urrejtja e tij per kete familje princore. Me kujtohet viti 1995 kur ne Geziq te Mirdites u inagurua kisha e re. Por ne Rreshen me pare organizohet nje sezion shkencor brenda ne kishen e qytetit, ku me eshte dhene rasti si gazetar i ATSH-se te marr pjese. Ne kete evenimen referoi edhe Pal Doci, i cili hapur pa

doreza e derdhi kupen e helmit per Gjomarkajt. Pati nje revolte por Mons. Frano Illia tha: “Mos e shikoni pemen nga ndonje dege e thate, por shikojeni nga shendeti i rrenjeve dhe i trungut!”

Sapo vellai iu be kryetari komitetit ekzekutiv te Mirdites, historian i idhet Pal Doci u trensferuan me nje pune te mire ne Tirane!

Kur mungojne hulumtimet e zgjasin gjuhen e helmit spekullimet. Nuk pretendoj qe nga Amerika te kem bere ndonje studim mbi kete teme, por me habit fakti qe te gjithe qe shkruajne per kryengritjen e Malesise se Madhe e anashkalojne vrasjen e Ded Gjo’ Lulit ose i referohen materialeve propagandistike te linjes se komunizmit. Shembja e veteqeverisjes se

Mirdites eshte e perfshire ne dy luftra te pergjakshme. Ne vitin 1921 dy batalione nisen per ta nenshtruar Mirditen. Njeri i komanduar nga Preng Jaku, officer drejtues i forcave special ne

regjimin e Zogut, bashkefshatare i imi dhe nip i Abatit Prend Doci, tjetri u nis ta rrethonte Mirditen dhe Sarajat nga rrethi i Matit i drejtuar nga Ali Kosturi me gjethsej 2 mije xhandare. Luftimet vazhduan 6 muaj. Kjo ndodhi, kur Zogu u be komondant i pergjithshem i ushtrise shqiptare dhe Medi Frasheri minister i brendshem. Ky i fundit e therret ne Tirane kapidanin e

Mirdites me 60 bajraktare e burra mirditor dhe i komunikon vendimin se e kishte caktuar nen prefekt i Mirdites dhe ketu kapidani merr karriken per ta qelluar…Nuk po flasim mbi ofensiven ushtarake te vitit 1945 te partise komuniste.

Dihet se Preng Bib Doden kapidanin e Mirdites e vrane ne prite Cokajt malesore te Bregut te Mates tek uji i ftohte ne hyrje te Lezhes me 1919, kur Ded Coku ishte nen prefekt i Lezhes.

Kjo teme meriton studime te metejshme. Megjithate miqesia midis Mirdites dhe Malesise se Madhe eshte e brumosur ne ideale kombetare!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...