“Ka një rregull shqiptar të njohur botërisht: Gruaja është e paprekshme”

Faik Konica qe një nga figurat më të shquara të çështjes kombëtare, studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar, shkruan KultPlus.

Më 1897 shkoi në Bruksel ku themeloi revistën e përkohshme të quajtur “Albania”, e shkruar pjesërisht në shqipe dhe pjesërisht në frëngjisht.

Më 1903 u largua nga Brukseli dhe u shpërngul në Londër, ku mori leje të punonte në Departamentin e

Dorëshkrimeve të Muzeumit Britanik.

Më 14 mars 1912 u regjistrua pranë Zyrës së Emërimeve të Universitetit të Harvardit, pra gjatë semestrit të dytë të vitit shkollor.

Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Sot KultPlus kujton një nga thëniet e tij, ku tregon pikëpamjen e shqiptarëve ndaj grave.

“Ka një rregull shqiptar të njohur botërisht e të provuar në jetë: gruaja është e paprekshme. Edhe në gjakmarrjen dhe në luftërat më të egra gratë nuk janë qëlluar”, kishte thënë Konica.

Faik Konica vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington, nga një hemorragji cerebrale. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar./ KultPlus.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion e Ed Manushit

Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel,...

Horoskopi javor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Mërkuri do të ndërveprojë me Jupiterin, për të të...

‘Nuk më respektoi, as unë nuk…’! Efi flet për sherrin me Luizin: Kurse për Kiarën…

Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live”...

Flet nëna e Dafinës që u mbajt peng nga burri: U njohën me dashuri. I thoshte mos hap perdet dhe mos …

Detaje tronditëse zbulohen për opinionin publik nga rasti i...