Roma nxiton të blindojë portierin që ndiqet nga Liverpool dhe Monaco

Asnjë klauzolë, por vetëm dëshira dhe nevoja për të rinovuar sa më parë kontratën me Alisson sepse të mëdhatë e Europës po e kërkojnë. Mbi të gjitha skuadra e Liverpool, që prej disa javësh ka dërguar vëzhguesit e saj për të ndjekur brazilianin në “Olimpico”.

Jo vetëm kaq, edhe francezët e Monaco kanë si synim të marrin portierin e Roma. Alisson ka një kontratë deri në vitin 2021 me Roma, por as me bonuse paga e tij nuk shkon në 3 milionë euro, gjysma e asaj që i ofrojnë në Premier League dhe në “Principatë”.

Për të blinduar numrin 1, Monchi ka deklaruar publikisht: “Mendojmë që në fund të sezonit do të ekzistojnë të gjitha premisat që ta mbajmë sa më gjatë me një kontratë të re.”

Alisson është një nga beniaminët e tifozëve dhe një nga më të kërkuarit nga sponsorët dhe po punohet për të drejtat e imazhit, teksa në janar ka marrë pjesë në një reklamë të Armani. Pastaj, nëse do të bëj mirë me Brazilin në Kupën e Botës, atëherë vlera e tij do të rritet.

Në këto kushte Roma ka bërë gati 3 milionë euro rrogë, plus një klauzolë për prishjen e kontratës për rreth 80 milionë euro, si një “top player”.

Alisson, që ndaj Torino festoi ndeshjen e 50-të me fanellën e Romës, u morr në klub nga ish-drejtori sportiv Sabatini, edhe pse ishin të shumtë ata që e kritikuan klubin verdhekuq që nuk blenë përfundimisht Szczesny.

Megjithatë, me pritjet e tij, sidomos në këtë sezon, ai është bërë një nga numrat 1 më të mirë të planetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...